Me poetin Albert Habazaj

Albert Habazaj

Ç’U BË HËNA?…
Këngë e përvajshme për Millkën e dr. Llukë Gjidede

Lajm i zi në moshë të bardhë
Del nga Doktor Lluka
Pse, o lajm i zi ke ardhë
Në shpirt dot s'e futa.
Nuk futa dot në shpirt
Jo, s' ma nxinte zemra
Shpirt i Millkës bëftë dritë
Në kujtesë e ëndrra.
Ta pohoj nuk kam dëshirë,
Zot, pse atje lart
More mollën më të mirë
Pse mollën e artë?…
Pikëllim ka vajza, djali
Se u iku nëna
S' del sot dielli maj' malit
Se i humbi hëna.
Ç’u bë hëna, ku ka rënë
Vallë kush e ka parë,
Syri diellit i është zënë
Bujar, duke qarë
Qan fisniku edhe ngrihet
T’i bëjë dritë dritës,
Llamburit me besë e s’fiket
E sheh maj’ e Çikës…
Vlorë, e hënë 29 Dhjetor 2025