Bashkim Saliasi
SI EVOLOI KULTURA E TË NGRËNIT NË VENDIN TONË.
Nuk kam dieni për të shpjeguar se si evoloi kultura e të ngrënit në qytet veç e veç, por përsa i përketë fshatrave kam lexuar dhe pyetur më të moshuarit që kanë jetuar midis dy periudhave.
-Ne or birë, – më tregonte një plak 87 vjeçar i cili jeton akoma më përparë kemi ngrën me një lugë të gjithë pjestarët e familjes dhe në një enë të përbashkët.
Dashuria në familje ishte më e madhe se tani. Të gjithë mendonim për njëri- tjetrin. Kurse në ditët që unë po jetojë dhe shohë që dashuria midis njerzëve është zbehur.
-Ne filluam të hanim veç e veç mbas viteve 1965, kur kushtet higjeno -sanitare u rritën disi. Më saktë në gjithë fshatrat e Skraparit. Korçës Fierit e Përmetit që kishim miqësi të ngrënit në pjata filloi mbas ardhjes së dritave elektrike, pas viteve ‘68.
Ne në ato vite kur u elektrifikuam, ndërruam dhe kushtet e fjetjes, të ngrënies dhe të komoditetit. U përmisua mobilimi i shtëpive. U zhduk një herë e përgjithmonë llamba dhe kandili. U hoq sofra e rrumbullaktë ku uleshin dhe hanin të gjithë pjestarët e familjes.
Sofra u zvendësua me tavolinë dhe karrige fillimishtë në dhomat e miqëve dhe pas pak vitesh u përdor për të ngrënë gjithë pjestarët e familjes. Në vitet e mëparshme ka qënë zakon që burrat hanin të parët dhe në sofrën e dytë uleshin fëmijët dhe gratë.
Nuk ndodhte që në tavolinën e burrave të uleshin gratë dhe kur vinte miku.
Fëmijët shpesh herë binin pa darkë se i zinte gjumi deri sa të mbaronin muhabetin burrat.
Por, më e rëndësishmja është se mbas ardhjes së dritës elektrike jo vetëm që u rrit kultura e të ngrënit por, në familjet tona u fut dhe ujë i pijshëm i cili më pas solli dhe dushin me vajguri.
Këto mbrekullira nuk u bënë brenda ditës, por si rezultat i ndikimit të disa faktorëve që ndikuan fuqishëm në rritjen e kushteve të jetesës.
Së pari, një pjesë e mirë e djemëve dhe e vajzave që morën pjesë në luftë, mbas saj filluan punë në qytet por, nuk i shkëputën marrdhëniet me një herë me të afrmit e tyre në fshat.
Martesa e vajzave të fshatit në qytet ishte një faktor tjetër i rëndësishëm në përballjen e dy kulturave midis fshatit dhe qytetit. Kur këto vajza ktheheshin pranë familjeve të tyre në fshat sillnin kulturën e qytetit etj.
Vizitat e herëpashershme pranë familjeve të tyre bëri që dhe kushtet e jetesës të ndryshojnë. Tërheqa e familjes në drejtim të qytetit dhe vajtjet dhe ardhjet te njëri-tjetri ndihmuan që të ndryshonin kushtet e jetesës.
Masivizimi i arsimit dhe zhdukja e analfabetizmit në vendin tonë ndikuan fuqishëm në rritjen e kulturës në fshat.
Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte dhe pjesmarrja e rinisë dhe moshave të reja në aksionet e rindërtimit të vendit dhe në hekurudhat që u ndërtuan në ato vite.
Emisionet e ndryshme që jepeshin në radio dhe më vonë në televizion ishin një eksperiencë e mirë që ndihmoi të përhapej më shpejtë të kulturës në fshat.
Dalja jashtë shtetit e një pjese të mirë e djemëve të rrethit tonë nëpër shkollat e lindjes ishte një faktor tjetër që ndihmoi në kulturën e të ushqyerit, ku popullsia e këtyre zonave filloi të përdori me shumicë dhe perimet dhe të rrisi kërkesën e të ushqyerit.
Një ndihmesë të rëndësishme në përhapjen e kulturës së të ngrënit veç e veç luajtën dhe arsimtarët e ardhur nga rrethe të ndryshme në rrethin tonë. Por më e rëndësishmja ishte dhe rritja e vlerës së ditës së punës, që mundësonte që të bliheshin paisjet e guzhinës.
Lind pyetja: -A duhet t’i dijë këto brezi i ri?
Populli ynë ka shumë fjalë të urta të cilat duhet të jenë udhëheqëse për ndërtimin e një jete të re. ''Ec përpara, por mos harro të këthesh kokën mbrapaKur ha bukë, mos bë thërrime;Shtrijë këmbët sa ke jorganin; etj.
Këto fjalë të urta kanë kuptimin filozofikë të organizimit të jetës brëndapërbrenda familjes. Në ditët tona janë shtuar salltanetet dhe kultura e
të ushqyerit është rritur si rezultat dhe i përsosjes së mjeteve të informacionit
dhe në zonat më të largta të vendit tonë dhe kjo ka çuar dhe në rritjen e jetëgjatësisë së njerzëve.
Lëvizja e lirë dhe shkëmbimi i kulturave me vendet fqinjë dhe ato të largta po ndihmojnë fuqishëm në organizimin e jetesës dhe si rezultat dhe rritjes së jetëgjatësisë së njerzëve në vendin tonë.



