ZEF DODA: PIKA LOTI-Tregime

ZEF DODA

PIKA LOTI

Tregime

MARASH TUCI I SHOSHIT

A do mik Marash Tuci! -thirri ndaj nate mysafiri i panjohur, tek i ra në derë të kullës burrit të Shoshit.

-O hajde, mirë se të ka pru Zoti! -i gjegji nga brenda i zoti i shtëpisë, duke brof në këmbë ta priste në oborr si është zakoni i maleve.

Jashtë u gjend ballë për ballë me një burrë azgan, veshur me rrobe të reja, tirq e xhamadan, mbi vetull të syrit i ulej paksa kapuçi i bardhë, si borë e malit, thue se është nisur për dasëm, o për rrugë të largët. Nën krah i rëndonte huta e gjatë vrastore kurse brezit i ngjesheshin dy calinatë e bardha të tebojës së Stambollit.

-A je ti Marash Tuci i Shoshit, -i foli miku buzagaz, tek po i shtrinte dorën të faleshin atë natë për herë të parë. Sot -Unë vetë jam, or mik, -u gjegj i zoti kullës, dhe u falën faqe për faqe.

-Të kam ra sonte në konak, -tha mysafiri, dhe i shtyu pushkën të lironte krahun.

-Mirë se të ka pru Zoti, or mik, kulla e Zotit dhe e miqve është, -tha duke ja lirue krahun nga arma, dhe i priu për me hy brenda.

Në odën e zjarrit u dha dorën njerëzve të shtëpisë, pastaj zuni vend në ballë të oxhakut mbi lëkurën e dashit.

-Lirohu nga armët e brezit, si në shtëpin tënde or mik, -i tha i zoti konakut, dhe priti dy calinat e bardha t’ia varte ne zergji, pastaj i nxorri përpara qesen e duhanit. Miku drodhi cigaren, pa u ngutur dhe filloi ta pyeste për njerëzit e shtëpisë dhe gjënë e gjallë. Marash Tuci tek ia kthente të pyeturat, po habitej me veten e tij nga i kishte kalue ky burrë që se kishte parë as njohur asnjëherë në shtëpinë e tij. Cili ishte ky kreshnik, që fliste me të matur, sikur një hall i madh e mundon në shpirt. Sa burra malesh i kishin thirrur në këtë derë, por ky jo, asnjëherë. Cili të jetë ky burrë, nga vjen e ku shkon kështu me armë shtrëngue.

Kështu e pati vra mendjen burri i Shoshit, por mikun nuk e pyeti, se miku nuk pyetet se nga vjen e për ku shkon, kështu edhe Marash Tuci nuk u ngut t’i binte kësaj rruge. Miku se ku e kishte mendjen, tek vazhdonte, me sytë ngulur atje mbi prushin e zjarrit që kërcëllinte, duke pirë duhan në heshtje. Marash Tucit nuk ia pat ënda atë shurdhësi dhe tha me vete: “Ky burrë vuan nga diçka që nuk don të hap muhabet.” Ai kishte dëgjuar se ku ndeshen burrat, ndeshen orët, pra ç’të jetë. ky mik i mvrejtur?! A mund të zbuloj gjë në shpirtin e tij, për ç’rrugë është nisur….

Mysafiri nxori kutinë e duhanit dhe ia shtriu Marash Tucit, me një vështrim miqësor. Të dy burrat drodhën cigaret e dyta. Nusja e djalit solli kafet, pastaj u përkul të ushqente zjarrin që kërcëllente me dru të thata. Në ballë të vatrës nji pishtar i moçëm lëshonte flakë e tym një herash nga një bangë pishash që ndizeshin vrandull.

Papritur miku ktheu kokën nga i zoti shtëpisë dhe pyeti: -Ç’të reja kemi këndej nga fisi Shoshit, o Marash Tuci? A mbahen burrat hala, a kanë fillue me u lig?

Një vështrim i kryqëzuar nga një heshtje, pastaj përgjigjja. Siç duket ora e muhabetit po merrte rrugë. Marash Tuci tha: -Manet Zotit dredhun jemi tash i herë, o burrë i dheut, por falë armëve që ende si kemi lëshue nga dora.

-Orën gjallë, ishalla e keni! Pa armët krahut nuk kanë jetë këto male. Vetëm këto kanë mbetë për të ruajtë të gjallë erz e troje.

irib Burri i Shoshit e pa mikun në sy, me njëfarë shprese, se m në fund mysafiri e kishte hedhur nji gur në shpirtin e tij. Biseda po nxirrte krye dhe Marash Tuci tha:

-Na kanë ardhë kohë të vështira, lum miku. Hyqymeti i Vezirit ka fillue me u ra në qafë malsorve. Qysh se erdhi Ibrahim Pasha, Dukagjini i është pre rruga e Shkodrës, e malet pa Shkodër nuk kanë jetë. Miku u drodh nga një trishtim i heshtur. Marash Tucit nuk i shpëtoi ai gjest tronditës.

-Për të mirë, o i zoti i shtëpisë! -e uroi mysafiri duke ulë filxhanin e kafes pranë urzakut.

-Të bëftë mirë, or mik!

Spa Nusja mori filxhanët dhe doli. Për një copë herë biseda mbeti pezull. Nën veprimin e dritës së pishës fytyrat e dy burrave kishin marrë ngjyrë të kuqërremtë, ku sajoheshin rrudhat e ballit.

– Ndryshe nga bushatllinjt e tjerë, Ibrahim Pasha i ka prish lidhjet me malësorët, -tha Marash Tuci, me sundues e mizor. – maleve u ka rënë hije e zezë.hom

– Ashtu është vërtetë. Ky vezir ua ka kalue të gjithve për barbarizëm, si ka mbet asnjë dyell gjak shqiptari. Ai interesohet më shumë për haremin e jevgjitëve se për pashallëkun. Nuk durohet ma ky sundues mizor. – Marash Tuci e dëgjoi shprehjen e mikut si zërin e një alarmi të papritur dhe tha: john-Jam korit që nuk po të njoh. Burrat flasin ma lirshëm kur e dirlaore njohin njëri-tjetrin. opets agn sing in roq oferirii dun

-Nuk ke faj që nuk më njeh, o Marash Tuci, se nuk ka qëllue të shihemi ndonjëherë, e unë zanin ta kam ndigjue për burrë të fort, andaj ta kam mësy konakun. Unë për veti jam Bash Vata i Nikajve. Nis jam për rrugë pa varde që s’di si ka me dalë. Mos ma merr për keq në qoftë se fsheha shpirtin e kjo erdhi se unë nuk deshta me të idhnue sonte në sofrën tande.de mul 311Thirrë e ka fisin e Nikajve Veziri për diçka të madhe. Burrat u mblodhën në kuvend, dhe më zgjodhën mua t’i përfaqësoj në fjalën e tyre. new rendirand toga deilib sovis 1919H-

-Hajr kjoftë, tha Marash Tuci, duke e ngulur vështrimin e rreptë mbi Bash Vatën e Nikajve. Në pamjen e tij qe krijue ajo tronditje që u derdh si një bubullimë në qenien e tij dhe i tha: – Ti Bashë Vata i Nikajve?! E kush nuk ta ka ndigjue zanin ty për burrë trim e bujar. Të ma kishe thënë ka herë, bre burr, e më le në shybe gjithë këtë kohë, hë vrae zot. Ti bajraktari i Nikajve që e gëzove kullën time sonte, por edhe ma ngrive gjakun për rrugën që paske marrë.

Miku bani një buzagaz burrëror. Ai s’kishte dashur t’i jepte kurrë Marash Tucit at lajm të lig. Një natë ishte ajo, dhe s’duhej t’ia shqetsonte shpirtin atij burri mikpritës, për të cilin miku ishte më i shtrejtë se djali.

Biseda, për nji copë herë mbeti pezull. Ajo ishte një heshtje ethesh, ku flitej pa folur. Ishin dy burra ball për ballë me mendime të ndryshme.

Ç’kishte ndodhur?

Lajmi i befasishëm i mikut, se ishte thirrë në Saraj të Shkodrës e kishte tronditur thellë Marash Tucin e Shoshit. Diçka e trishtë ia kishte pushtuar mëndjen në ato çaste sa të kapërthurej muhabeti.

Qetësia e asaj nate qe vra. Ishte parandjenja e një fati të lig, një udhëkryq i befasishëm që kishte pjellur aq papritur tek Marash Tuci i Shoshit. Tani nuk kishte rëndësi për trimin e Shoshit, se nga vinte e nga shkonte miku i tij që i kishte rënë në konak. Ai e dinte se Ibrahim Pasha ishte prish me malet, andej nuk i thërriste për mirë. Asnjë nga ata që kishte thirrë atje nuk i kishte shpëtuar mizorisë së tij. Këtë e dinte Mash Tuci i Shoshit, prandaj i kishte rënë ajo hie e zezë. Ju duk tani se jo miku por hieja e tij i qëndronte përball. “Ç’do ky Bash Vata i Nikajve të Vezirit?”, e kishte pyetur veten për të satën herë, por përgjigjja mbetej enigëm. Së fundi, mori kurajo t’i fliste! -Dredho rrugë lum miku. Brahim Pasha është i pabesë e mund të kafshojë. Si ka mbetur erz, as gjak shqiptari në deje. Sa hap një varr pret të hap një tjetër.

-Herët a vonë dikush ka për ta mbush pushkën për të, -tha Bash Vata e Nikajve duke nxjerr një gaz të keq.

-Kështu kanë thanë edhe të tjerë, o burri i Nikajve, por u doli me të pabesë. Ai thirri e preu Kelmendin, thirri e preu fise të tjera, që gabuan të kundërshtojnë. Pastaj i erdhi rradha Shalës. E di gjithë dheu historinë e pavdeksisë së tyre. U priu bajraktari i tyre, Ndre Kaltona shtat burrave, që lidhën besë e çuan armët deri në divan, por qeni, kur e pa pisk, doli dhe u la djalin për kurban. Shtatë burra qenë ata me nga dy zemra, por vdiqën edhe pse mbi Saraj krrakavit korbi i zi. Ky është Ibrahim Pa- sha.

-Këto male nuk janë gjytyim, sa të durojnë mbi zverk nji pasha mizor, -tha Bash Vata i Nikajve. -Në mos paça fut të mirë, atëherë edhe unë kam një borxh për ta krye tek ky vezir, se më nisi fisi im për kët mision.

Na ka lypë 300 dhen e 30 desh për traminë të bjeshkave të Boshit e të Kakisë, kurse fisi nuk don me ia dhanë e për këtë ankesë, jam nisë unë në emër të tyne. Me mue janë Deli Meshi e Deli Nika dhe Raç Uka, që vinë pas meje.

Jam nis i një mendje, o Marash. Burri nuk matet dy herë. Ti dalim edhe na Vezirit për ballë për hallet tona.

-Hajr daltë, o trim! U bëftë si ashtë ma mirë për ty e për fisin e Nikajve! -tha Marash Tuci i Shoshit, duke i vënë kapak bisedës së nisur dhe u ngrit në këmbë të shtrohej sofra e bukur. Nusja solli ujët e duarve, pastaj mbi sofrën e shtruar u vu ibriku i rakisë dhe mezet e gjelmta të djathit e të turshive. Të dy burrat zunë vend përballë njeri-tjetrit, kallën llullat me duhan dhe ngritën gotat e para të rakisë. Nusja e re vazhdonte të ushqente pishtarin e dritës me ashkla pishe.

Biseda e ngecur ishte lidhur nye. Dy burrat pinin duhan të fortë e ndrronin ndonjë fjalë sa për të thënë. Tymi i pishës dhe i duhanit qen lidhur jezer lart në shkorcën e zjarrit. Tole

Të dy burrat, që dukej se e kishin kuptuar shpirtin e njeri- tjetrit, nuk folën me Ibrahim Pashën as për bëmat e tij ogurzeza.

Pinin raki e bënin muhabet të shtruar, për tokat e për kufitë e bjeshkëve dhe besën e gjasë e të çobanit. Gjithë këto ishin probleme jetike të mbijetesës së malësorve.

址 Jorn Fjalë mbas fjale dhe dy burrat e çuan muhabetin atje ku plaga mbetej hapur për gjakderdhjen vëllavrasëse midis fisesh.

Gjithë kjo dramë e kohës e kishte dëmtue e dobësue shumë fuqinë e malsorëve. Kjo pikë e zezë kishte arritur kulmin, qëkur Sulltani u pati njohur pashallarëve shqiptar të drejtën absolute mbi pronat e tokës, kundrejt nji shume me para, për gjithë tokat e pashallëkut. Kështu u lihej dorë e lirë të vendosin taksa e tramina deri në livadhe e kullotat e bjeshkës të malsorëve. Kundërshtimi i hapur i tyre çoi drejt konflikteve të armatosura dhe të luftrave lokale. Ky qe Ibrahim Pasha që u grind me malsorët e rrethinave, gjer në atë masë, sa ai të mbetej në histori si përbindëshi i vezireve të Shkodrës. Ky vrasës i pabesë mbeti në legjendë si më brutali i kohërave.

Rruga e vendosur për të kundërshtuar Ibrahim Pashën mbeti në histori si rrugë e pashoqe sakrificash, që bënë malsorët e të gjitha anëve për të shpëtuar nga taksat dhe haraçet që nuk përballoheshin dot.

Të dy burrat për rreth sofrës e plakën atë copë nate me kuvend, derisa i erdhi fundi darkës.

Kur u ngrit sofra dhe ndezën duhan, Marash Tuci i priu mikut të dilnin në oborr, sa nusja t’u shtronte të fjeturit në dy anët e zjarrit që nuk shuhej kurrë.

Hëna drapër kishte ba shumë rrugë në qiell.e

-Duket se prap do të kemi mot të mirë, -tha Bash Vata.dr -Në deshtë Zoti! Populli ka nevojë për kohë të mirë sa ta shtien mbrend kët’ fice bereqet.ingetog naliveredh

Nusja shtroi barrën e fierit në të dy anët e zjarrit që lëshonte zuq nga gacat e bungut. Mbi fierin e njomë hodhi dy lëkurat e deshve dhe mbulesë dy plafat e dhinte dhe gunat. Miku dhe Marash Tuci u shtrinë në të dy anët e zjarrit. Diçka i ngacmonte të mos flisnin dhe u treti gjumi, por as njeri, as tjetri nuk u ban vesht. Një punë të përbashkët i lidhte së toku, pa e ditur se lidheshin. Ndoshta ashtu qe thënë fati i tyre. Mendonin të dy burrat për një motiv që i kishte lidhur rastësisht, por secili do të mendonte me kokën e tij. E nesërmja do të gdhinte për të dy ndryshe nga agimet e tjera të jetës së tyre. desa

Kënga e gjelave e gjeti Marash Tucin këmbëkryq, bri zjarrit të natës, që ende s’ishte shuar. Pinte duhan me qetësinë e agut të ditës, sikur kishte marrë nji vendim të prerë dhe tashti e kishte mendjen e pushuar.

Në anën tjetër të vatrës së zjarrit flinte ende miku me gjumin plumb. Mbase e kishte lodhur rruga e gjatë, apo qe pushtuar nga ankthi i trishtë që nuk dovariste dot. Thonë se vdekja e ha njeriun shumë kohë para se t’i vijë.

Mori një urë zjarri dhe filloi të shkrepasë. Një dynja shkëndiash u shkëputën si fishekzjarre gjer në tavan të shkorcës, sa mikut i doli gjumi, por nuk u ndje për së gjalli. Nëpërmes mëngës së gunës e vuri re Marash Tucin tek ishte zgjuar e pinte duhan. -Nuk paska fjetur, -tha me vete tek e pa ashtu të tretun ndër mendime të zymta. I erdhi keq që ndodhi kështu. Ai burrë e kishte pritur me aq bujari, i kishte shtrue sofrën dhe së fundi kishte mësue se për ku qe nisur Bash Vata i Nikajve.

Atëherë kishte ndjerë atë tronditjen e madhe të shpirtit sikur zjarm i kishte marrë kulla e bardhë. E kishte hetuar se diçka kishte ndodhur në shpirtin e tij. “Më mirë të kisha heshtur, siç e pata nisur”, tha me vete, “por tash u bë e çdo gjë kishte marrë rrugë tjetër…”

Marash Tuci nuk kishte fjetur asaj nate, duke bluar me veten e tij ato mendime të kapërthuruna për fatin e mikut që i kishte rënë në derë gjithë ajo turbullirë sikur e kishte mbështjellë me një napë të zezë, që sa vinte e ma shumë e tmerronte. Të gjitha rrugët i kishte menduar asaj nate dhe të gjitha në një pikë e çonin. Bash Vata me bukën e tij në bark, nisej asaj rruge pa krye drejt e te Veziri. Këtu puna ndërlikohej. Me bukën e tij në bark ai thoshte vetit mik pre. Jo kurr s’ka për të ndodhë kjo, ishte betuar në heshtjen e natës dhe priti agimin. Ai nuk mund të duronte atë turp të madh, nuk ia linte djalit në derë atë njollë  si mik pre. Jo, jo. Mikun nuk e falë shqiptari, nuk e falë as Marash Tuci, qoftë ky edhe vetë veziri. Të dy në Shkodër e të dy në malësi, o asnjëri. 3 up 579)

Ndryshe Bash Vata, qysh kur e pati nis fisi, e kishte ndarë mendjen, o gjallë e me nder, o i vdekur dhe pa rrëzuar.

Ai orën e parë të pagjumësisë e kishte kalue ndër ato mendime, së cilat fjalë do të zgjidhte t’ia thoshte Vezirit ballë për ballë. Sido që të ishte formula e tyre një kusht do të kishin: Fisi i Nikajve nuk kishte për t’i dhënë hare Vezirit të Shkodrës. Kjo qe porosia për në Saraj. Për një grusht eshtër, Bash Vata nuk e len fjalën peng në Saraj.

Ai s’pati se ç’të mendonte tjetër atë natë dhe ja dha gjumit ndër krahë.

ad-Nuk paske fjetur, o Marash Tuci? -e e pa të zgjuar.

pyeti Bash Vata, kur

-Zgjohem gjithmonë me këngën e gjelave, -qeshi me të madhe Marash Tuci.

-Më duket se paska shkue vonë. -tha miku, tek e pa djellin e ngritur. Testuable rend pro turite smarte -Ka ditë boll, bre burr. Pimë kafet njëherë. uzor

Kur qenë krye adetet e mysafirit Bash Vata foli: HS -Tash më duhet nisur dhe u ngrit e ngjeshi armët e brezit dhe tu epte lamtumirën.

-Mos u ngut, o burri i Nikajve, sa t’i ngjeshi edhe unë armët e mia.

nois-Po ti për ku? -e pyeti Bash Vata.

Strl-Në qoftë kismet me ty në Shkodër.

Bash Vata shtangu se ç’donte Marash Tuci në Shkodër. -Pas meje, or mik! 9 laly se opses

99-Po çka je tue thënë, o Marash, a e di se për ku jam nis.

-Se e di, do të vi me ty. Me kë hëngre bukën mbrenda. Marash Tuci nuk flet dy herë.

Dielli po e lante malin e Buellit të Shoshit kur dy burrat lanë pas shpine Brashdën duke çarë drejt Shkodrës.

Në hyrje të Serreqit, një han shtegtarësh për malsorë, që ndriçohej nga një fener i vjetër, priti dy udhëtarët e vonuar, që kërkonin vend për të fjetur. Hanxhiu, një thatim kokthinjur, të cilin nuk e linte rehat një koll i thatë, i priti dy udhëtarët e natës me një vështrim pyetës nga pas xhamave të gjyslykëve. Nuk ishte i gabuar që iu dukën dy bujtarë, jo të zakontë, as të përshtatshëm për të bujtur në hanin e tij të shtegtarve të varfër që i sillte gryka e lindjes gjer në këtë shehër të zhurmët të bënin ‘tregti jetike.

Të posaardhurit, pa barrë në shpindë, të veshur e të mbathur si krushq për dasëm, jepnin pamje të rëndë.

Si kujtohej t’i kishte parë ndonjëherë në hanin e tij. I mblodhi shpejt e shpejt paratë metalike, gjer në solda, që kishin hedhur atje myshterinjt e natës për të paguar hanin. Në fund u kthye nga dy mysafirët e hanit dhe i pyeti se donin vend për të fjetur. -Po or mik duam një dhomë të dy bashkë.

Hanxhiu, si u mendua pak tha:

bsm

-Shyqyr që më ndodhet një. Në këtë kohë është vështirë të gjesh. Kemi kallaballëk, -u ankua hanxhiu. -kanë ardhë kohë të vështira, Zoti e merr vesh këtë dynja.

Mysafirët e panjohur e dëgjonin tek fliste hanxhiun, që po i bezdiste. Ai sikur e kuptoi këtë teprim u tha:

-Qe po ju rregulloi edhe juve, por më falni se nuk ju njoha nga vini, apo nga shkoni.

-Edhe na malsorë, -u përgjigj burri me xhamadan. -Malësia është gjanë e gjatë mor trim, -ia priti hanxhiu. -Ec tani! -i tha me të ashpër burri me xhamadan. – Jemi të lodhur për llafe.

I zoti i hanit mori fenerin në dorë dhe i udhëhoqi përmes rrugicës së ngushtë që sillte erë të ndotur. Nëpër dhomëzat e hanit, mbushur me shtegtarë, ndigjoheshin gërhatjet e tyre që tregonin lodhje.

Në fund të korridorit u ndal para një dere dhe e hapi.

-Ja dhoma e juaj. E ruaj për raste të veçanta, si puna e juaj. Është në fund të korridorit që most të trazohet nga zhurma e shtegtarëve, që vinë e dalin natën. Tani po ju sjell edhe tangarin me qymyr e diçka për të ngrënë.

-Mirë, -tha burri me xhamadan.

Hanxhiu doli dhe u kthye pas pak me zjarr e diçka për të ngrënë. Në rregull, apo jo, -tha tek po dilte. Me malsorët kam miqësi të vjetër, por çe do se erdhën kohë të vështira. Mbylli derën duke lanë pas zhurmën e hapave që largoheshin në terrin e natës.

Tani në han mbretëronte qetësi. Vetëm këta të dy malsorët bisedonin me zë të ultë. Ndërsa hanin darkën pranë tangarit ndezur, Bash Vata po i tregonte mikut nga Shoshi atë historinë- e të dënuarit me vdekje, kur e kishte pyetur mbreti në prag të ekzekutimit, nëse e kishte ndjer veten ma ngusht dhe ai i qe përgjigjur: “Edhe njëherë kur më ka gjet miku pa bukë në shtëpi.”

-Burr i fort paska qenë,- tha Marash Tuci. Miku është më i madh se djali. Mjerë ai që e shet!

Bash Vata kafshoi buzën se kishte lënduar plagë. Në shtëpinë e të varurit nuk flitet për litar. Sed

– Të flejmë njëherë se a shty nata vonë!

be-Mirë e ke – tha tjetri dhe hodhën dy gunat përsipër. Pas pak në dhomë dëgjohej vetëm frymarrja e dy burrave që prisnin agimin e ditës së re.

Ndaj të aguar, yjet e natës po korreshin njëri pas tjetrit. Nata kthente ditën e mërguar. Dalë nga dalë drita po binte e qyteti po zgjohej me zhurmë.

Të dy burrat dolën nga hani dhe ecën për një copë herë. Në një lokal pinë kafet e mëngjesit pastaj u ndanë. Bash Vata ndoqi rrugën e sarajit të vezirit. Marash Tuci i Shoshit mbeti të priste se çdo të bëhej me Bash Vatën me shokë, pa të cilin ai qe betuar se nuk dilte i gjallë në Shosh.

Zëri i një tellalli erdhi turjelë gjer në berberhane, ku po rruhej një malësor azgan, që berberit s’i kujtohej ta kishte parë ndonjë herë tjetër.

-Ç’lajm të ri po na sjell sot tellalli, -tha berberi dhe mbajti vesh, duke mbajtur briskun e rruesit në dorë. Ai e dinte se tellalli jepte për herë lajme kobzeza.

-Hej milet! Sot pritet Bash Vata i Nikajve që kundërshtoi në emër të fisit Vezirin t’i paguaj haraçin e bjeshkëve. Vraponi në kohë dhe shihni si ndëshkohen rebelët e pabindur….-Hej milet! Sot pritet Bash Vata….

-Cili të jetë ky Bash Vata që preka sot vezirin? Pyeti kuturu berberi, dhe u përkul të rruej faqen tjetër malësorit. Maki

-Hiqe briskun berber, hë të shitoftë zona, se ma preu Veziri mikun dhe vetoi nga dera si shtatë herë reja, me njërën faqe pa rruar. Tek mori ashtu vrapin, mes turmës i tronditur, dukej si një luan i plagosur në fushë të hapur.remise te den Zëri i tellalit vazhdonte të thërriste. -Hej milet…guide 9m-Për hatër të Zotit kush qe ky malësor që kërceu nga tërbimi dhe doli me një faqe pa rruar, -tha berberi, tek kishte mbetur shtang nga habia e këtij njeriu, që qe zhdukur në mes të turmës…

Tre ditë e tre net kishte pritur Marash Tuci të merrte vesh për fatin e Bash Vatës me shokë, por asgjë s’kishte mësuar. Njëqindë herë qe afruar andej rrotull sarajit se mos kapte ndonjë lajm të sigurtë dhe aq herë qe larguar në pritje, me atë ankth tmerruar që e dërrmonte në shpirt. Ato kishin qenë tre ditët ma të gjata të jetës së tij.

Një shkëndi shprese e mbante të gjallë, se mund të ishte burgosur dhe rronte, ndryshe do ta kishte mësuar vdekjen e tij. Ishte endur gjithandej, por askush nuk dinte t’i thoshte për fatin e tij. Vetëm në orët e vona të natës ai shkonte e flinte te hani i malësorve në Sarreç.

Qindra mendime i vinin e i shkonin dhe se të gjitha në një pikë zinin vend. Ai në malësi të Dukagjinit nuk kishte për të dalur mikpre. Solemnitet i besës shqiptare.

“Po ku ishte, pra Bash Vata që nuk bëhej i gjallë”. Kjo e mundonte. Ai nuk mund të ishte i lirë. Marash Tuci ishte në siklet. Vështrimi i egër i tij ishte aq ngulitës sa as hanxhiu s’kishte guxue ta pyes për shokun që mungonte. Ai s’kishte arritur ta kapte të vërtetën e misionit të tyre.

Atë mëngjes Marash Tuci vuri re se ishte bërë keq për t’u rruar. Kjo fytyrë e padiste për të dyshimtë, andej hyri në berberhane të rruhej….

Turma njerëzish shpejtonin pas zërit të tellallit drejt kalasë, ku do të bëhej ekzekutimi. Ishte ankthi i njerëzve, më shumë se dëshira për të parë si derdhet gjak në kala. Ajo ishte thertorja e Vezirit ku priteshin kokat e trimave që i kundërshtonin Ibrahim Pashës. Edhe ajo do të ishte drama e asaj dite që do të argëtonte Vezirin e çmendur bashkë me haramet e tij.

Të gjithë bënin përpara sikur nga pas shpine i shtynte një shpirt i keq. Ishte kurajoze të shihje se si ndahet një kokë e këputur nga trungu.

Marash Tuci i Shoshit po çante turmën me duar, duke shtrënguar calinat e bardha pas brezit. Ishte miku i tij, Bash Vata, që kishte për ta argëtuar pashan zevzek. Për çudi shumë pak njerëz nga turma e kishin vënë re burrin me një faqe pa rruar se ç’donte ashtu midis tyre. Askujt s’do t’i shkonte nëpër mend se ky burrë kërkon mik te veziri.

Ashtu ecte Marash Tuci midis turmës që rritej e rritej si ortak bore. Reth vetes kapi zëra që ia tërhoqën vëmendjen. -Cilin burrë preku veziri sot?

-Thonë se një burrë, bajraktar nga fisi i Nikajve. -Po çfarë ka bë që e pret veziri.

old-Nuk i binden Ibrahim Pashës t’i paguajnë haraçin.

i ri.

-Allah, allah. Kalaja e luftrave është shndrrue në kasaphanë. -Rrudhe gojën mik në mos të rëndoftë koka mbi shpatulla. -Një herë vdes burri e jo njëqindë herë si ti, -ia prit një djalosh

Marash Tuci ndjeu një pickim në shpirt. I duhej të mos binte në sy. Tani turma qe afrue pranë sheshit të ekzekutimit. Asnjëri nuk e donte vdekjen por për ta ba sehirë afroheshin e ngushtoheshin. Me këtë lloj krimi donte t’i mposhte malsorët që si bindeshin.

Marash Tuci, faqe parruar, shtyhej përpara, t’i përgatitej vdekjes në rrugë të vullnetshme. Para syve të tij qe shpallur shumë larg, fytyra e Ibrahim Pashës që gajasej midis haremave. Burrit të Shoshit ju shfaq zemërimi i tillë e tërë urrejtja e botës qe mbledh aty.

Kordoni i zi nxorri krye tek dera e Sarajit. Në mes të zaptive të armatosur ecte Bash Vata me tre shokë Raç Ulën, Deli Meshin e Deli Nikën, ballë ngritur lart sikur shkonin në dasëm tue kap vështrimin e maleve.

Marash Tuci e pa mikun tek ecte me sytë mbi turmë, për të vështruar se ku mund ta shoh Marash Tucin, atje në oborr të kalasë.

-Hë, Bash Vata ku je trim i maleve – tha Marash Tuci dhe çau turmën me krah të fuqishëm dhe doli në ball me një faqe e pa rruar.

-Paç fat! – i kishte thënë atë natë në han tek po pastronte armën. Me siguri ishin mashtrue nga Veziri dredharak dhe kishte mbetur brenda në mëshirën e fatit.

Askush s’e vërejti për momentin, kur të dy miqtë u pane sy me sy. Tash e dinte i sigurt se pse ndodhej atje Marash Tuci i Shoshit.

Në çast, oficeri i lartë i vezirit doli në ballë dhe turma heshti. -Me urdhër të Vezirit tone të ndritur, sot priten burrat e Nikajve që kundërshruan në emër të fisit të paguanin haraçin e Boshit e të Kakisë prej 300 dele e 30 desh. Le të mësojnë rebelet se kështu kanë me e pague mëninë e Vezirit tonë të madh.

Xhelati ngriti çomangen dhe qëlli. Currilat e gjakut shpërthyen si shatervan nga qafa, nga goja, nga veshët e hundët. Marash Tuci, me dy calinat e bardha në duar doli nga turma dhe u turr nga sheshi si shtatë herë reja me njeren faqe pa rruar. Sytë e turmës rrëshqiten mbi këtë kreshnik legjende, njerën faqe pa rruar dhe gumëzhiu me ulurime këtë gjest stoik e të pritur: Suth-Ka dale zotni se e kam një fjalë, – ju drejtue oficerit të lart. Thuaj Vezirit se Marash Tuci i Shoshit nuk ta falë mikun. esto Një flakë e verdhë u perhap si jorgan i kuq mbi gradat e veqilit që ra përmbys tek këmbët e Bash Vatës. Merre edhe ti xhelat, për kokat që ke pre për nënat që ke veshur me të zeza, dhe Celina e dytë e shembi përbindëshin për tokë.

Një breshëri plumbash u derdhën nga zaptit e kordonit të vdekjes mbi Marash Tucin që ra i vdekur.

Turma e çakërdisur pyesnin njeri-tjetrin se cili qe ky dragua që la namë në Shkodër.

Kënga e kohës këndohet nëpër shekuj: Hiqe berber briskun

Se ma preu pasha mikun.

Marash Tuci i biri i vashës

S’ia fal gjakun Brahim Pashës Deli Meshi e Deli Nika,

Na nuk jemi djelm për çika Bash Vata e Raç Ula.

Në ato vorre mbiftu lula.