ZEF DODA: PIKA LOTI SHËN MËHILLI I PËRGJAKUR

ZEF DODA

PIKA LOTI

SHËN MËHILLI I PËRGJAKUR
Dukej se qe Shën Mëhilli i fundit në vitin 1946, kur partia
ende nuk ua kishte ndaluar zyrtarisht me i lut festat fetare. Ishte shpejt për t’u nxituar në këtë pikë delikate, gjersa të piqeshin kushtet e kësaj lufte ideologjike.
Në të gjithë zonën e Nikaj-Mërturit prej 12 fshatrash qenë krye adetet e natës kësaj feste qysh se herët pa rënë dielli. Qenë prerë kurbanet dhe futur në hell për fërligje, qenë bërë qirirët gati për t’i ndezur në darkë dhe u pi kafja e festës, por nuk kishin pritur të hanin mengjesin, pasi kishin rrugë të gjatë dhe s’priste koha.
Me të shkrepurit e diellit qenë nisur drejt qendrës së Lekbibajve ku i priste mbledhja e operacionit e Kodrës Bekë Selimit. Secili i dinte mirë kushtet e kësaj mbledhje, andaj shpejtonin kush ishte mashkull 18 vjeç e lart u duhej të gjende- shin atje për të kallzue armët e fshehura, që u kërkoheshin.
Ishin mbledhur armët edhe një herë në marsin e shkuar prej Brigadës XI, por kërkoheshin të tjera e të tjera gjersa të mos mbetej asnjë.
Qëlloi nata e Shën Mëhillit, që erdhi i trishtë. Mbase ajo qe zgjedhur si ditë kurbanesh e kësaj zone. Dy ditë më parë ishte bërë në Dukagjin, te ura e Re dhe kishte ardhë fjala për dramën e madhe të operacionit.
Me këtë ankth të trishtuar qenë nisur atë ditë qindra burra drejt Kodrës së Bek Selimit. I priste ajo mbledhja e kobshme që organizonte sigurimi i shtetit. Me partinë nuk bëhej shaka. Kjo parandjenjë i mundonte të gjithë. Rrugë të tillë s’kishin bërë kurrë. Ata kishin shkuar në luftra sa e sa herë me këngë në gojë, por sot nuk del kënga se nuk dinë ku shkojnë, të kërkon armën që se ke dhe plumbin ballit. Andaj askush një fjalë, askush një dert. Zymtëria i mbulon karvanët, sikur shkojnë në thertore. Vetëm zëra spontan dëgjohen tek i thërrasin njëri-tjetrit që të nxitonin.
Atë ditë as Zoti s’mund t’u ndihmonte. Ku e kishin gjetur atë ditë feste. A mund të ishte kjo Partia e tyre që e shqetësonte këtë natë feste me dhunë të egër. U mblodhën grumbull, por mbledhja nuk po bëhej. Atje në postë bëheshin verifikimet, për ata që kishin munguar. Po. Dikush mungonte që i duhej mbledhjes.alex
Kalon dita, e dielli varet. Në luginën e Kodrës së Bek Selimit njerëzit piqen në diell gjithë ditën e ditës dhe s’fol kush me ta. Koha ikën me enigëm dhe nata afrohet.
Një oficer del para turmës dhe thërret:
-Dëgjoni këtu! Ikni sonte nëpër shtëpitë tuaja. Nesër në mëngjes, kështu, siç jeni të vini këtu. Me ju duam edhe të munguarit. Dëgjuat?
Kaq u tha dhe turma e hutuar, mpirë gjymtyrësh, lëvizë për së gjitha anët, duke lënë pas rojet me mitrolozat, që filluan t’i zhvendosin.
byKishte ikur gjithë ajo natë dhe në fshatrat e largëta vetëm nga mesnata u dukën të ktheheshin.
Shumë zëra do të kryqëzoheshin në hapsirën e natës nga gratë që u thërrisnin njerëzve të tyre të vonuar. Shumë vonë qenë bashkuar, të lodhur e të rraskapitur. Fëmijët kishin kohë që kishin rënë në gjumë. Ishte prishur darka e festës. Qirinjtë nuk janë ndezur dhe ferigjët janë ftohur. Afër zjarreve të zvogëluara bëhen biseda të trishta. E nesërmja ëshët afër. Frigohen edhe ata që nuk kanë armë, sepse spiunat edhe mund të shpifin. Çdo njerit i duket vetja i rëndësishëm, prandaj shumë qenë futur në dilema të arratisjes, por ku të shkonin. Fëmijët t’i fusin dy këmbët në një këpucë.
Gjumë ankthi ishte ajo natë. Mëngjesi i 29 shtatorit zbardhëlloi i trishtë.
U nisën përsëri karvanët për së gjitha anësh. Si një ditë më parë te Kodra e Bek Selimit nxinte nga turma e madhe. Një tavolinë pune qe vendosur para sheshit të mbledhjes.
Ai diell vjeshte digjte saç. Tani që ndodhej në zenit askush nuk i bënte hie shokut pranë. Dhe lista e zezë gjithnjë spostohej Shumë i deklaruan pushkët, edhe që nuk i kishin fare me shpresë se diku i gjenin.
-Adem Sadiku! -thirri dikur majori.
-Urdhëro shoku major! -dhe brofi në këmbë burri nga Palçi. -Ju kërkohen tre pushkë të fshehura.
-Nuk i kam shoku major.
-Tre pushkë po ua përsëris. Këtu nuk flitet dy herë. -Nuk i kam, pra shoku major!
-Merre Xhemal ta pushkatoni!is bm
Adem Sadiku doli nga turma dhe u nis në mes të patrullës drejt vdekjes. Pas tre minutash kërkëllitja e automatikut njoftonte se edhe ai u ekzekutua.
ph Një pauzë e gjatë erdhi brenda heshtjes asaj vdekje. Kësaj rradhe major Musa Daci nuk gabon në shenjë. Ngre përpara atë listën e zezë me emrin e njeriut që i duhej, dhe thërret: -Fet Sadiku!
Nga mesi i turmës u ngrit një burrë i shkurtër, i shkuar deri diku në moshë, veshur e mbathur si krushk për dasëm. Tirq gjakove e qyrk, kapuç deve e shallë të larme, një shokë vegjesh ia shtrëngonte përmjetin e hajmth, mbi të cilin kishte ngjeshur ndër vite të shkuara atë dhjetëshen turke me serm mbi kondak. Në fytyrën e imtë ruante të gjallë atë pamjen krenare e burrërore që kishin ardhë vazhdë e krenarisë së brezave. srbs
Trim siç ishte, do të ngrihej në këmbë përpara 1000 burrave, që po e bënin sehirë qëndrimin e atij trimi fisnik e bujar, që kishte mbajtur shtruar përherë në atë kullë bukë e sofër shqiptari. Ky qe Fet Sadiku që foli prerë: B-Urdhëro shoku major. Qe tek jam unë Fet Sadiku. M -E dëgjove se tre pushkë kërkohen tek ti? irlas-E dëgjova mirë, shoku major.
-Dorëzoi pra e mos shko dam, si yt vëlla.
Fet Sadiku ndjeu atë turbullirë të çastit, por e përmbajti
veten dhe tha:
-Mos i kërko ma kurrë ato armë shoku major! Ti duhet të bindesh se atë vëlla nuk e kisha dhanë për armët e botës. -Merre Xhemal! -Urdhëroi majori.
Oficeri kërceu midis turmës së njerëzve dhe e rrëmbeu brutalisht për krahu, duke e tërhequr me nxit, ta nxirrte tek sheshi përpara turmës.
-Dal vetë shoku Xhemal. Mos u shqetëso, se unë jam i qetë dhe e di mirë fatin tim. – Por Xhemali, ai xhelat i përkryer, që nuk di se ç’është nderi e tërheq akoma ma me rrëmbim, sa kapuçi i bie në tokë.
Fet Sadiku, edhe ashtu përkulet ta marrë kapuçin, ta shkundë dhe ta vërë mbi kokë. Nuk do ta lërë atje për sa kohë është gjallë. I ngjason rastit të Taras Bullës nga kazakët e Donit që nuk desh të linte llullën në duar të polonezve dhe sosi jetën majë pemës që digjej.
Oficeri komunist brutal kërkon t’ia poshtrojnë sedrën atij burri malsor, por nuk arriti dot. Nxjerr atëherë pistoletën dhe qëllon në kokë, qetësisht, përpara turmës së gjithë atyre burrave, pastaj largohet të thyej arra. Gjer në mbrëmje të shpërndarjes e lanë aty në pellgun e gjakut burrin me tejetesë të gjatë.
Vazhdon edhe për shumë kohë operacioni, por për çudi dorëzimi i armëve të thuash se kishte ngecur në vend.
Për gjithë ata burra, vdekja e Fet Sadikut u bë flamur qëndrese.
Turma e sfilitur merrte forcë sa herë shihte të vdekurin e shtrirë.
Kush e kishte radhën tani? A kishte për të zgjatur më ajo ditë e mallkuar, që dukej se dielli po vonohej t’i afrohej perëndimit.
Majori bëri edhe një të kollitur, pastaj u kthye nga turma dhe urdhëroi.
-Të ngrihen në këmbë dy djemtë e Fet Sadikut. – Marashi dhe Nikolla sikur qenë mbjellur midis turmës së burrave u ngritën në këmbë dhe pritën.
-E shikoni ku përfunduan babë e mixhe për tre pushkë? Djemat nuk folën. Sytë u rrëshqitën mbi kufomën e përmbysur. Ç’donte majori prej tyre. Ajo skenë fliste për të gjithë. Fliste edhe për vetë majorin që u zu ngusht nga ajo pamje e dy të rinjve.
-Bëje çke për të bërë, edhe me neve shoku major. Partia të vret e nuk të lën të qashë.
top-Mbylli në burg që të dy, -urdhëroi majori, duke lëshuar mbi ata djelmosha atë vështrim dyshues që vërtitej midis egërsisë dhe turpit. Dikush do të jetonte, mbase edhe për hakmarrjen.
Xhemali u vuri prangat dhe i nisi për në postë, ku ishin grumbulluar edhe të pushkatuarit e tjerë imagjinarë.
Atje ra dhe atje mbeti Fet Sadiku, ai burrë i dëgjuar i fisit të Merturit. Patriot dhe luftëtar i sprovuar ndër luftra kundër pushtuesve të vendit. Ai s’e meritonte atë vdekje. Ai meritonte atë respekt si shumë të tjerë burra që i shërbyen çështjes kombëtare.