Bashjim Saliasi
PASHALLËQET E MËDHA, VEPËR LETRARE E ISMAIL KADARES
Përjetime
Në veprën letrare, “Pashallëqet e mëdha”, nënpunësin e pallatit të ëndërrave, shkrimtari Ismail Kadare, e përshkruan me një penë të hollë, në të gjitha skenat që luheshin në Kancelarinë e Stambollit gjatë mbretërimit të Perandorisë Osmane në kurriz të popujve, që
gjendeshin në varësi të saj dhe veçanrisht të popullit shqiptar.
Në qendër të veprave letrare vendoset pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena, që për shumë vjet i doli kundra Sulltanit.
Në këtë vepër Kadareja trajton kontributin e familjes së Qupërlinjëve, të cilët i dhanë
Perandorisë pesë kryeministra dhe disa vezirë. Tematika e trajtimit të Kadares fletë për botën e brendshme të personazheve që i shërbejnë me besnikëri Perandorisë dhe nuk u bie në mendje, të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre.
Pashai Janinës, që i doli kundra Sulltanit kishte ngjallur te turqit një ndjenjë ankthi dhe frike dhe ata, edhe pse i prenë kokën në moshën tetëdhjetëvjeçare, prapëseprap ndiheshin të poshtruar që nuk e mundën dot sa qe i ri.
Me penën e tij të hollë shkrimtari Ismail Kadare ironizon pushtetarët turq; …”sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe pastaj kishte shtuar se, sipas kësaj thënie, ishte e kotë të kërkoje njgjyrën e syve te një njeri, që s’kishte pasur kurrë shpirt”.
Sarkazma që përdor shkrimtari tregon, se shumë njerëz i shërbejnë verbërisht njerëzve me pushtet që i paguajnë me thërrime dhe kur vjen fundi i hedhin në koshin e plehrave. Shumë perzonazhe që shkrimtari përshkruan në libër nuk dinë shkrim e këndim dhe
Perandoria mundohej me çdo kusht që ta kushtëzonte përhapjen e kulturës së kombeve që kishte vënë nënë zotrimin e saj.
… “Librat janë si femrat, vetëm se nuk kanë seks”.
Kur lexon “Nënëpunësi i pallatit të ëndërrave”, bindesh për hipokrizitë që ndodhin brenda istucioneve famkeqe të spiunazhit dhe kundërspiunazhit. Të gjithë njerëzit që punojnë në këto istucione jetojnë me ndjenjën e frikës dhe kur ngrihen në karier, ç’do kush mendon
fundin.
Heroi kryesor Ebu Qerimi edhe pse arrin të kapi majat në karier nuk shmang ëndrrën e cila
do ti sillte fatkeqësi dajës së vet. Lufta brenda llojit është shumë e ashpër dhe gjithkush
mendon të ngrihet në karier, nuk e vret mendjen për fatkeqësit që u ndodhin të
afrmve të tyre.
Sa analogjike është vrasja e Alqi Kondit në vitet e para të çlirimit dhe e motra, Vitua, i vëllai, Pirrua dhe kunati Hysniu, të cilët nuk e vranë mendjen se si u vra njeriu i tyre, por bënë karier për pesëdhjet vjetë dhe asnjë herë nuk doli në shesh e vërteta.
Po e njëjta ngjarje ndodhi dhe në vitin 1928, kur vritet Çerçiz Topulli dhe Bajua zgjidhet Kryetar Bashkie në Gjirokastër dhe nuk mundësoi sjelljen e eshtrave të të vëllait në qytetin e tij, por ato u sollën vetëm pas vdekjes së tij.
Skena të ngjajshme ndodhën dhe pas viteve ’90, ku u vranë Zef Boci, A Hajdari, Trebicka, Sokol Olldashi, Xhindi në Rroskovec etj, dhe kohët e fundit vrasja e Prekurorit në sallën e gjyqit. Asnjë përpjekje për të dënuar fajtorin, por veçse fjalë e vetem fjalë.
Në periudha të caktuara, përsëritet skena të ngjajshme të cilat shoqërohen me ngritje në detyrë të pjestarëve të familjes apo dhe të afrmve të viktimës ashtu sikundër është heroi i veprës Ebu Qermi.
Bota e ëndrrave që përshkruan Kadareja, është një botë reale, ku gjithë njerëzit ëndrrojnë të arrijnë majat, por njëkohësisht ëndrrat janë ato që i paralajmërojnë që të jenë të kujdesshëm, se një ditë do lajnë të gjitha prapsitë që kanë bërë gjatë karierës së tyre.
Duke shkruar këto rreshta veshi dhe syri më kapi në ekranin e televizorit, në Top-Çenell, se si një profete me emrin Anila shëron sëmundjen e kancerit. Pamja e saj e jashtme fliste për një mashtruse ordinere, që populli nga halli kërkon derman. Në të gjitha pjesët e trupit të saj shikoje veç unaza dhe varse floriri që tregonin se me mashtrimin që u bënte njerëzve prfitonte në kurriz të tyre, të ardhura monetare.
Mendja më shkoi në vitet e para të ’90 kur një fshatar nga një fshat i Skraparit, mashtroi kushedi se sa persona duke u hequr njësoj si zonja Anila dhe pretendonte se shëronte sëmundjen e kancerit.
Nëse këta persona hiqen si profetë dhe shërojnë njerëz përse punojnë me lekë?
Për habin time bashkëbiseduesit në ekranin e televizorit ishin dhe njerëz të shkencës, por asnjëri se mori mundimin dhe ta pyeste këtë zonjë: -deri sa ju pretendoni se jeni profete dhe ndihmoni njerëzit në nevojë përse u merrni lekë këtyre hallexhinjve.
Kam lexuar Kuranin dhe Biblën dhe nuk kam gjetur në asnjë paragraph ku të shkruhet; – se profetët ndihmonin njerëzit më lekë. Bamirësitë janë dhurat e Zotit dhe populli ta shpërblenë mirësinë pa i kërkuar shpërblim. Të tilla mashtrime nga njerëz të tillë, që shpallin vetem e tyre profet nuk janë të rrall në vendin tonë pas viteve ’90. Nëpër qytete dhe fshatra gjen “mashtrues” sa të duash, të cilët hiqen si profetë që shërojnë njerëzit nga xhendet…
Lind pyetja për këta profetë: -Përse nuk paraqiten në qëndrat spitalore dhe të afrojnë ndihmën e tyre njerëzve në nevojë dhe shteti t’i paguaj për shërbimin që kryejnë?
Pas demaskimit që iu bë zonjës “profete” në studjo, zonja largohet në mënyrë demonstrative duke kërcënuar djalin që iu kundërvu me fjalët se, -ti do jesh i pari” – që do të vish te unë.
Ja pra, çfarë mësojmë nga leximi i kësaj vepre të shkrimtarit Ismail Kadare, se mashtruesit kanë qenë, janë dhe do të jenë në çdo kohë, por njerëzit duhet të lexojnë dhe të përgatiten për jetën për të përballuar vështirësit e saj nga ana shëndetësore në vite dhe mos bien pre
e mashtrimeve të këtyre njerëzve pashpirt…
Tiranë/21/01/2026


