Doli nga shtypi libri i autores Erinda Medolli ““Grua – zemra që s`pushon”

Doli nga shtypi vëllimi i gjashtë me peozi i autores së re Erinda Medolli me banim ne Norvegji, në botim të Redaksise së revistes “Dituria” ngfa Borås – Suedin me botim në gjuhen shquipe dhe përkthim ne gjuhen angleze.

Një përmbledhje poetike e quatjtur me plotë kuptimine fjalës nga redaktori i saj Rizah Sheqiri “Një himn për gruan – për hijeshin e saj të thyer e të ndritur, për nënën që duron si gur i heshtur pranë lumit, për motrën që fsheh dhimbjen në qetësin e saj, për bashkëshorten që mban gjallë shåresën në errësisë, për cdo grua që ngrihet e Lufton në një botë që shåreh e denon vetëm pse merr frymë, vetëm pse egziston.”

                                      “Grua – zemra që s`pushon”

Nga fjala e autorës

Ky është vëllimi im i gjashtë poetik, por ndoshta më i ndjeri. E kam shkruar me zemër, me kujtime që dhembin dhe me ndjenja që shpërthejnë në çdo varg.
E kam shkruar për Gruan – si një mision, si një detyrim shpirtëror.
Sepse kam qenë aty: në dhimbjen, në heshtjen, në dashurinë, në nënshtrimin, në forcën që zgjohet kur gjithçka që e rrethon për të rrëzuar.
Shumica e këtyre poezive kanë lindur nga plagë që i kam provuar në lëkurë, nga pamundësia për të folur, por edhe nga gëzimi i të qenit grua, nënë, bijë, mike.
Në to ka gra që nuk dëgjohen, gra që dhunohen, gra që ndriçojnë botën me dashurinë e tyre.
Ky libër është një thirrje që zëri i gruas të mos heshtet më.
Një përulje para çdo gruaje që ka dashur, ka duruar, sfiduar, dhe është ngritur sërish.
Ia kushtoj Gruas – asaj që mban peshën e jetës mbi supe dhe ende buzëqesh.

Ky libër lindi nga plagët që u kthyen në poezi.

Nga netët e gjata me lot të heshtur. Nga buzëqeshjet që mësova t’i krijoj vetë. Nga forca që çdo grua mban brenda, edhe kur bota i kthehn  shpinën.

Çdo varg është një rrëfim.

Një copëz shpirti

Një histori gruaje që ka heshtur gjatë, por tani flet. Jo për të akuzuar, por për të shëruar. Jo për të treguar dobësinë, por për të përshkruar fuqinë.

Në këtë libër do gjeni nënën, motrën, vajzën, shoqen, gruan punëtore, të dhunuarën, të heshturën, të fortën… Gruan që nuk ndalet, nuk thyhet, nuk dorëzohet.

E shkrova këtë libër për veten. Por e ndava me ju, sepse besoj se shumë gra do e gjejnë veten këtu,  dhe do kuptojnë që nuk janë vetëm.Në këto vargje është zemra ime që flet.

Ky vëllim me poezi është  shumë më tepër se një libër, është zëri i shumë grave, një rrëfim i thellë shpirtëror, dhe një art i ndjerë që shëron.

I kam shkruar nga përjetimet e mia, nga plagët që më lanë gjurmë, por edhe nga forca që mësova ta ndërtoj vetë jetën.

Ky libër është një përulje ndaj grave – atyre që rritin, duan, durojnë, që flasin edhe kur heshtin, që japin dashuri edhe kur nuk marrin.

Në këto poezi ka lot, ka dhimbje, por mbi të gjitha ka dritë dhe shpresë.

Nëse të prekin sadopak, do ndjehem e bekuar.