Nga Petrit Malushi : Në “Ditën e të Dashuruarëve”

Nga Petrit Malushi

Në “Ditën e të Dashuruarëve”

Dashuritë si në panair
Shpërthejnë pa moshëkufi.
Të dashuruarit në këtë ditë
Deklarohen në shkallën sipërore
Fjalëëmbël, zemërpërvëluar,
Ndjenjazjarrtë, pasionantë…
Edhe “ilegalët” e fillestarët
Guxojnë të shfaqen sheshit.
Mosmarrëveshjet harrohen,
Kapërcehen mëritë.
Dashuri të vjetra e të reja,
Prej së afërmi a së largu
Në forma klasike a moderne
Ura bashkimi ndërtojnë e rindërtojnë.
Dhurata, lule, mesazhe,
Përqafime, puthje
zjarrmbështjellë fluturojnë,
Që dy zemra të pranëjenë.