Emine S.HOTI
17 SHKURT 2008
17 Shkurtin festoj dhe unë mërgimtarja,
që jetoj prej vitesh në trojet e Norvegjisë,
përshëndes nga larg atdheun tim të dashur,
për ditën e madhe të lirisë e pavarësisë!
Përfytyroj betejat heroike të luftës çlirimtare,
përfytyroj sakrificat e popullit trim e atdhetar,
lumenj gjaku përshkojnë trojet tona dardane,
me ato është shkruar historia e kombit shqiptar.
Flamuri ynë valëvitet i lirshëm në kështjella,
me klithma gëzimi shqipja përshëndet lirinë,
populli vendos kurora e u thur këngë heroike,
trimave dhe heronjve që sollën pavarësinë.
Dardania do të jetë përjetë e pavdekshme,
vend i dashur që bën krenar çdo shqiptar,
trojet e saj të fuqishme dhe legjendare,
mbrohen me jetë nga mijëra Adem Jasharë.
…………
Kosova e shpalli Pavarësinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Atë ditë, Kuvendi i Kosovës
në Prishtinë njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.



