Kadri Tarelli. Shkruan:MES ARSIMIT, LETËRSISË DHE GAZETARISË

Kadri Tarelli. Shkruan:
Për njerëzimin, “Vetëm dy gjëra janë të pafundme, gjithësia dhe marrëzia njerëzore. Dhe unë nuk jam i sigurt për të parën”. Albert Ainshtain.

HASAN M. SHAHINAJ

MES ARSIMIT, LETËRSISË DHE GAZETARISË
Përurim i romanit biografik. “Çili”. (Besniku i zemrës).

Në prag të festës së mësuesit “7 Marsi”, pikërisht më, 03, të Marsit 2026, në një nga sallat pranë Prefekturës së Durrësit, u zhvillua një kuvend letrar, kushtuar romanit biografik “Çili”. (Besniku i zemrës), të mësuesit, shkrimtarit dhe gazetarit veteran z. Hasan M. Shahinaj.
Salla u bush plot me miq dhe dashamirë të librit, jo vetëm nga Durrësi, por edhe nga Tirana dhe Dibra. Falënderim z. Hasan, mik dhe koleg i nderuar, që na bëre pjesë të këtij kuvendi letrar, ku përurohet romani biografik. “Çili”. Besniku i zemrës). Urime!
Bashkë njihemi prej vitesh, si mësues e drejtues shkollash dhe më pas, si krijues nëletërsi dhe gazetari, ku ju kini një përvojë mjaft të gjatë.
Gjej rastin që t’u falënderoj edhe një herë, si redaktor dhe korrektor letrar e gjuhësor, të librit tim me poezi, “Koha në vargje”, botuar kohë më parë. Shkrimi titullohej: “Rrugëtim në poezinë, sociale-atdhetare dhe satirike, të Kadri Tarellit” (Recension). Ndaj ju përmend kudonqë bie fjala, për durimin, zotësinë dhe kulturën gjuhësore, si askush tjetër. Për mua, jeni i paarritshëm në korrektim gjuhësor. Nuk e them për t’u bërë qejfin, pasi puna me librin më ka dhënë mundësi të shoh dhe të këndoj plot libra në prozë e poezi. Kështu që e dalloj dhe e
vlerësoj një punë cilësore me nivel të lartë gjuhësor e drejtshkrimor. Për librin tuaj, “Çili”. (Besniku i zemrës), nuk kam ç’të them, pasi folën gjerë e gjatë kritiku Vladimir Muça dhe Poete Merita Kuçi Thartori. E vlerësoj si një lloj pasaporte për çdo krijues, jetëshkrimin dhe veprimtarinë letrare e publicistike që e këndoi Agim Bajrami. Por jam i bindur se në këtë monografi kushtuar jetës tënde, s’besoj se ke lenë pa shprehur të gjitha ndjesitë e kohëve, mundimet, përpjekjet, arritjet, sukseset, fitoret, dështimet dhe zhgënjimet. Kam përshtypjen, se në jetën e krijuesve ka një ligj të pa shkruar lidhur me monografinë. Disa ia besojnë studiuesve të tjerë, që sado të mundohen nuk mund t’i thonë dot
të gjitha. Libri mbetet disi i ftohtë. Ndërkohë ju zgjodhët një udhë tjetër, ta shtrini jetëshkrimin në formë romani, duke vënë në të jo thjesht kujtime, por edhe biseda aty pranë vatrës, apo në mal e lëndina, me “Çilin”, kalin, shokun e zemrës. Jam i bindur se askush veç teje nuk mund t’i përshkruajë ndodhitë, ndjesitë dhe përjetimet që të shpojnë kujtesën edhe kur nuk i mendon. Mjafton një ngacmim dhe rikthehesh në ato kohë të shkuara, që nuk vijnë më. Janë kujtime të fëmijërisë, pastaj të shkollës “Normale” të Elbasanit, ku u bëre mësues. Më pas Arsimi lartë
për gjuhë-letërsi dhe puna e gjatë në arsim, duke bredhur shkollë më shkollë e fshat më fshat, në rrethin e Dibrës e më pas në shkollat e Durrësit, si mësimdhënës dhe drejtues. Jo kushdo ka edhe një pasuri shpirtërore që të nderon, si gazetar e krijues, një fushë që kërkon kohë
shtesë, jashtë ziles dhe orëve të mësimit. Kërkon njohuri, durim dhe shpirt idealisti, vullnet dhepërkushtim të veçantë. Veçori që nuk ju mungojnë, pasi gjallojnë edhe tani në moshë të thinjur.Gjykoj se këndonjësi i zellshëm do të zbulojë vlerat e librit, si mësime për jetën,
veçanërisht brezi i ri. Me dëshirë që përvoja dhe urtësia popullore, të bëjë vend dhe të ndriçojëbsado pak udhën e gjithsecilit, për ta vlerësuar e nderuar jetën, për ta dashur dhe shërbyer vendit dhe kombit.
Në fjalën e miqve, mes të tjerave vura re se flet me shumë dashuri e nderim , për shkollën “Normale” të Elbasanit, simbolin e Arsimit shqip, si e para Shkollë e Mesme ku flitej dhe mësohej shqip. Shkollë me histori të madhe, që u hap dhe mbijetoi në përudha të trazuara
e të vështira për historinë e shtetit dhe kombit Shqiptar. Natyrisht të takon dhe ju takon juve “Normalistëve” të mburreni me mësuesit, nivelin profesional dhe fryma kombëtare, që u kultivua në shpirtin tuaj, për t’i shërbyer brezave si “Misionarë të dijes dhe edukimit”. Kongresi i
Manastirit 1908, dhe pas një viti Shkolla “Normale”, 1909, sollën “Mëvetësinë” e Shqipërisë. “Normalja” ishte e gjithë kombit, jo vetëm e Elbasanit. Besoj nuk do të mërzitesh me mua….! Si gazetarë të vjetër mirëkuptohemi shpejt, pasi kam një pyetje të pazakontë, por nuk dua përgjigje, sepse e di, po aq mirë sa edhe ju…..! – Ku është sot kjo shkollë? Pasi në Elbasan nuk ka mbetur asnjë shenjë, për të vendosur, së paku një tufë me lule, me shnimin, “Ndjesë pastë…..!” Unë jam gjimnazist, pasi arsimin 7-vjeçar dhe të mesëm e mbarova këtu në Durrës, kështu që nuk i kam ato përjetime si ju, por si mësues e ndjej se kemi humbur shumë. Si t’u  themi fëmijëve tanë, nipave dhe mbesave, nxënësve, të rinjve dhe brezave: “Na ishte një herë……..!? Dhe pse….!?”.
Është po e njëjta pyetje, që para tre vitesh ia bëra veteranit të arsimit kombëtar,  elbasanasit Rudolf Deliana, burrë i moshuar rreth 96-vjeç, kryetar i shoqatës “Normalisti”, i cili besoj se na ndjek nga Parajsa.
U ndodhëm në bibliotekën e qytetit, ku Profesor Selman Sheme, (i cili ka ndërruar jetë para një viti), përuronte librin e tij studimor, kushtuar Çamërisë. Kisha edhe unë fjalën time, por i mbylla letrat. As vetë nuk e di se si mu shkrep dhe i drejtohem kryetarit:
– Profesor i nderuar! Besoj se “Normalisti” është shoqata që ka më shumë anëtarë se të gjitha simotrat, madje të shpërndarë në gjithë trojet Arbnore. E përmendët në fjalën tuaj, se shumica e nxënësve, kur u hap shkolla, në fillimet e saj, ishin nga Dardania dhe Çamëria. – Po
“Normalen” ku e kini……..? E pashë që u drodh, sytë i u mbushën me lot. Nuk foli…! Nuk më dha përgjigje…..! Më erdhi keq që e lëndova pa dashje. E preka në një plagë të pambyllur që na dhemb të gjithëve. Simboli arsimit të Mesëm Shqip, me të cilin krenohej Elbasani dhe mbarë kombi, ishte fshirë nga faqja e dheut. A e di kush, pse u mbyll….? Ç’ humbëm e di, po çfarë fituam jo. Me qëllim apo pa dashje……!
Nuk dua të hyj në hollësi që na trishtojnë. Por ndodhi fare çuditshëm: Një vendim, një firmë dhe pa pritur, shkolla u mbyll në vitin 2010. Nuk shkoi shumë kohë dhe në vitin 2014, shkollës iu dha titulli “Nder i kombit”. Një qeveri e vrau, tjetra e nderoi……! Kë të shaj, e kë të
mbaj,….!? Më thoni të qesh apo të qaj….!? Dikush me shaka të hidhur mund ta quajë, Shkolla Normale “Dëshmor i demokracisë”.
Ndërsa unë do ta quaja, shkolla “Dëshmor i marrëzisë shqiptare”.
Në fund të takimit, z. Gani Roshi, sekretar i përgjithshëm i organizatës “Federata
Universale e Paqes”, ardhur nga Tirana, i dha mikut ton Hasanit, Certifikatë, “Ambasador i Paqes”.
Urime z. Hasan! Jetë dhe shëndet të mirë. Nuk besoj se ky është libri yt i fundit…..! Dëshira dhe vullneti nuk kanë shteruar…..!
Miqësisht!
Kadri Tarelli
Fillim Marsi 2026.