Albert HABAZAJ
MËSUESJA ARTISTE
Mësueses dhe këngëtares popullore SHPRESA KAPO ÇELAJ dhe, nëpërmjet këtyre
vargjeve, – një tufë me trëndafila poetikë për të gjitha mësueset dhe gratë shqiptare, që
janë kurora e dinjitetit njerëzor me sakrificat e tyre për emancipimin qytetar të
familjes dhe shoqërisë.
Ikin vitet, fluturojnë
Gjashtëdhjetë e gjashtë sot,
Pleqërinë nuk e kuptojmë
Një fjalë që s'e themi dot.
Gjashtëdhjetë e gjashtë vite
Shpresa Kapo Çelaj mbush
Në furtunë e shkëlqim drite
Udhëtoi jo si shumë kush.
Me grupin tonë të zemrës
10 Shqiponjat e Tërbaçit
Lart ia ngritët vlerat këngës
Këngës labe – vetë ilaçit.
Me familjen – mbretëreshë
Si mësuese – prind i dytë,
Me shqipet – labçen hyjneshë
Ta duam si të dy sytë.



