Emine S. HOTI
Nëna
Nëna është simbol i gjithësisë,
ajo na ka lindur e na ka sjellë në jetë,
ajo ka qëllim lumturinë e fëmijëve,
për fëmijët sakrifikon dhe jetën e vetë.
Nëna gëzohet kur gëzojnë fëmijët,
lumturia e tyre e lumturon dhe atë,
fëmijët e ndiejnë pranë në çdo hap,
në zemrën e tyre ajo është gjithnjë.
Fëmijët duhet ta kuptojnë nënën,
ta respektojnë e ta duan gjithmonë,
çdo çast, ajo mendon për fëmijët,
në çdo rrezik i mbron si shqiponjë.
Nënën asnjëherë mos e nënvlerëso,
vlerësoje, fali kujdes dhe dashuri,
sido që të rrjedhë jeta në këtë botë,
zemra e saj rreh vetëm për ty.
Kur themi NËNË ne kemi thënë gjithçka,
ajo është njeriu më i shtrenjtë në botë,
është humanizmi, paqja dhe vet mirësia,
nëna për fëmijën është si dielli në tokë.


