Caste poetike me Emine S. HOTI

Emine S. HOTI, Norvegji

TROJET TONA

Të gjitha trojet tona

kanë një Atdhe, janë shqiptarë,

shqiptarë brez pas brezi, gjak ilir,

ndaj me lashtësinë ndihemi krenarë.

 

Që kur lindi kjo tokë e ky diell,

jemi popull autoktonë i qëmotit,

shqiptarë, pasardhës të ilirëve,

gjak i pastër i Teutës dhe Kastriotit.

 

Trojet dhe qielli vend i shqiponjave,

nëpër male dhe fusha ato fluturojnë,

u prinë luftëtarëve tanë në beteja,

ata me guxim atdheun mbrojnë.

 

Kështu ka qenë me ilirët e Teutës,

me arbrit trima e Gjergj Kastriotin,

me Tringën dhe Norën e  Kelmendit,

me Shote Galicën e Çerçiz Topullin…

 

Kështu me çlirimtarët e trojeve tona,

me Isë Buletinin dhe Ismail Qemalin,

me Vojo Kushin dhe Xhevë Lladrovcin,

kështu edhe me Adem Jasharin…

 

Dëshmorët dhe heronjtë e trojeve tona,

janë emra, monumente, trima legjendarë,

çdo pëllëmbë e truallit tonë ngjyer me gjak,

garanci për të ecur të pamposhtur, krenarë.

 

Sot e gjithmonë trojet do t`i mbrojmë,

ato na thërresin të lartësohemi si dikur,

ato janë zemra, shpirti ynë atdhetar,

në bedena vigjilon shqipja me flamur.