Caste poetike me poeten siriane Shurouk Hammoud

Shurouk Hammoud DUAJ ATA Ata që nuk të duan Hapin errësirë mbi kupolën tënde qiellore Prandaj nis si të ishte diçka që e prisje prej kohësh Përshpërit me sythin e livandës Dhe lejoje të shumojë veten në kopshtin tënd Ata që nuk të duan Janë hëna të shuara që s’e shohin shkëndijën në shikimin tënd […]

Nga Agim GJAKOVA: Mbi librin “Namatisje-Refleksione” të Gladiola Jorbus

Nga Agim GJAKOVA Mbi librin “Namatisje-Refleksione” të Gladiola Jorbus Ese pa ndikime, pa shtirje, pa zhibla nga një mendje, mundësisht larg indoktrinimit, që përsiat për dukuri dhe probleme themelore të kulturës, artit, shkencës dhe edukimit qytetar. Gladiola zhvillon tema duke kuptuar saktë përmbajtjen, kërkesat dhe qëllimin me një parashtrim të mendimeve e pikëpamjeve të veta, […]

Gladiola Jorbus-Opinione

Gladiola Jorbus Njoftime pune Lexoj njoftime pune, teksa mbaj në dorë filxhanin tim gjigant, ku pluskojnë avujt e kafesë. Njoftimet renditen bukur, rrjedhshëm, qartë. Nevojten inxhinierë të përgatitur dhe të kualifikuar. Përse vallë? Bëhem kurioze vërtet. Dhe kafenë gjerb me gllënjka të mëdha, e etur për shijen e saj. Ku mbeta? Ah, po! Tek inxhinierët! […]

Me vargjet e poetes Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Besa dhe e Vërteta Kur shoh hënën e kristaltë, degën e kuqe të vjeshtës që rrjedh ngadalë, prek hirin pranë zjarrit të fshehtë, gjithçka tek ti më thërret – e pastër, si e vërteta që nuk shuhet asnjëherē. Miqtë e fjalës pranë i kam, i respektoj si diellin ku rrënjë ka zënë. Por […]

Caste poetike me Manushaqe Toromani

Manushaqe Toromani SE TI E DI Nëse marrë frymë e kjo nuk është falë teje Dije se kësaj nuk i thonë jetë i dashur Po po, Jeta ime,fryma ime je vetëm ti. Sa herë hap dritaren e prek rrezen e parë të mëngjezit seç ndiej një drithërimë,një boshllëk që ditën më zbraz. Dhe ti e […]

E diela poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Shkëlqimi i lotusit Në heshtjen e agut, lundroj pa zë, mbi ujëra të qeta ku shpirti çel, si lule lotusi, nën dritën e re. Zgjimi s’është fjalë, por frymë që ndjell… Rrezet shpërndan në dhjetëra lule, si fjalë të pashkruara në gjuhën e dritës. Dhe zgjohen ëndrrat, që flenë në thellësi, dëshirat që […]

 Nga Gladiola Jorbus: Autofiction – Kur realiteti dhe imagjinata përqafohen

 Nga Gladiola Jorbus                  Autofiction: Kur realiteti dhe imagjinata përqafohen Një nga format më të përhapura mes grave autore është autofiction – një përzierje mes autobiografisë dhe trillimit. Gratë nuk shkruajnë thjesht për atë që u ka ndodhur, por për mënyrën si e kanë ndjerë, si e kanë përjetuar, si e kanë transformuar. Në vend […]

E shtuna poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Yjet e Natës I dashur, plotësoma dëshirën time, Ne qiellin e fjalëve ndize gojën tende si yll. Ndizi puthjet e tua ne naten e gjalle, Liroma trupin si me permend, me shtrëngimin e duarve. Oh, sikur mos te jesh ti me mua, Enderroj sikur fle, po shoh enderra. Dhe çdo tingull i natës […]

E premtja poetike e Migjenit me Adelina Mina

Adelina Mina “GJUHA SHQIPE” E ëmbla me emrin, Zoti na e fali, Engjëllore e diturisë në themel, Dashuri e fortë, thyen urrejtje, Bëlbëzon pa pengesë shkronjë e fjal’. Më e mira si floriri te jep dritë se gjithçka, Gjallëri, sa e denjë rron pagëzuar, Fjal’ e huaj larg gjuhës shqipe vlerë s’ka, Gjuhë e nënës […]

Poezi nga Albert HABAZAJ:- Mbesës Amaris, që mbushi 4 vjeçe –

SHEGËZ E ËMBËL SHTATORI – Mbesës Amaris, që mbushi 4 vjeçe – Albert HABAZAJ Sa shumë e kemi pritur Ne 23 Shtatorin, Amushja sot është rritur Mbushur me gaz kraharori. Kraharori i saj i vockël Sa e një zogu të bukur, Krenohet me Perlën motër Pas saj shkon e vjen si flutur. Porsi flutur buzagaze […]

Gladiola Jorbus: I përqafova librat si të ishin foshnje njomëzake…

Gladiola Jorbus Rrokem I përqafova librat si të ishin foshnje njomëzake, i përkunda lehtë dhe u pëshpërita ninulla. U rroka me të gjitha historitë njerëzore, dashuritë e mëdha, shirat e lotëve dhe puthjet në gjysmerrësirë; ngushëllova hënën, yjet, diellin, ylberin dhe horizontet e hapura, të cilët kishin parë e ndjerë dhembjet më të thella. Anijet […]

E hena poetike e Migjenit me Razije Hoxha

Razije Hoxha Tjetra Unë doja të isha për ty, e vetmja,mbretëresha. Mbrëmjeve përkrah teje, më shumë se yjet të shkëlqeja. Dhe mëngjeseve, më e bukura lule, të çelesha. Tani…tjetra ti merr përqafimet, puthjet e zjarrta. Unë rri vetmuar, si trumcaku i vogël, në ditët e acarta. Tjetra t’i shuan, zjarret djaloshare. Unë,zogu i vogël, atje […]

E diela poetike me poeten kroate Jasmina Sfiligoj

Jasmina Sfiligoj MAGIČNO JEZERO Odlutali jednom u našoj smo priči U srce šume sasvim nam nepoznato Gdje krošnje su šuštale i zrak treperio A sunce kroz grane je sjalo k´o zlato Dvoje divlje djece trčeći bez daha S vjetrom zapletenim u raščupanoj kosi Čvrsto smo se držali bez imalo straha Što nam novo sutra sa […]

Përgatiti: Gladiola Jorbus Gjuha dhe kultura sami në Suedi

Përgatiti: Gladiola Jorbus Gjuha dhe kultura sami në Suedi Gjuha sami, e folur nga populli indigjen sami në veri të Evropës është një thesar i vërtetë kulturor, i lidhur ngushtë me natyrën. Në Suedi, samët jetojnë kryesisht në rajonet veriore të njohura si Sápmi. Kjo gjuhë, e cila numëron disa dialekte ka një fjalor jashtëzakonisht […]

E premte poetike me Ylfete Aliu Osmani

Ylfete Aliu Osmani Portreti i saj Nëna e këndonte gjithherë të njëjtën këng Përherë e dija se i dilte nga zemra Një melodi e bukur, pa tekst, pa refren Sikur e kishte lënë të paramendoja Fjalët që do të mi thoshte zemra e mendja Nënës ja njihja hapat Pa a parë e dija si dukej […]

Mbrëmje poetike me Memo Muho Guri Jonuzaj

Memo Muho Guri Jonuzaj Zoti Sokol Demaku : Ju pershendes dhe pergezoj per interesimin tuaj Sokol me gjak shqiptari Ku del tym e ndizet zjarri Ti per Kucin del i pari Ketu ne jug te atdheut Ku eshte Laberia ime Qe luftuan me armikun E bene cope e therrime Kemi dhe Zenel Gjoleken Me dore […]

Tregim nga Petrit Malushi

Nga Petrit Malushi „Kolegia e re“ Pushimet mbaruan. Mësuesit po ktheheshin sërish në shkollë. Mësimi fillonte pas dhjetë ditësh. Drejtuesit, për te vartësit, udhëzimet e reja i përcillnin drejtpërdrejtë ose në mënyrë elektronike nëpërmjet telefonave celularë. Drejtoria arsimore e qytetit organizonte seminare sipas gruplëndëve. Në koridoret e tre kateve të ndërtesës, nëpër salla dhe në […]

E diela poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli Valët e Hënës dhe Zemra e Yjeve Në agim zgjohem me imazhin tënd, rrezet e para të diellit na puthin qafën. Hëna na vështron butësisht, dhe yjet dëgjojnë heshtjen e bisedave tona. Ndahemi pa zhurmë, të qetë, por mesazhet tua mbeten si shkëndija në shpirtin tim. Flet, qesh, dhe herë pas here më […]

Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Retë Re rrumbullake. Re pupëlore. Re të pambukta, mbi tokë hedhin valle. Re që rizgjojnë iluzionet e qiellit, re që vishen me rrezet e diellit. Re që shijohen si karamele, re që të mbysin si dëshpërimi. Re fluturuese si tullumbace të bardha, që qeshin, lazdrohen me horizontin. Re të dëlira si shpirtra të […]