Zylfije Gervalla
LULEJETË
Jetës i dhash arsyeshmëri
Të jetoj për të bukurën
Jetës i dhash shpresë
I dhashë aromë pranverore
Ah, po mos të ishte kjo largësia
Do jetoja me pritjen për jetë më të mirë
Do merrja fymë në folenë time të vogël
Aty ku akordohet melodia e zemrës
Në parajsën e imagjinuar
Malli pushton largesitë
Ato i rujta vetëm për vete
Çdo gjë në shërbim për ty
Udhërrëfyese e ndjesive të shpirtit
Fanar i ardhmërisë dhe dritës
Me sytë plot etje në ëndrrat përjetësi
Krejt lotin e jetës e hodha në lumë
Ylber i lidha ndarjet me ngjyrat e jetës
Shtegun përtej e ndoqa me xhelozi,
Me frymën e shpirtit ringjalla poezinë
Në vargjet e mia shuaja etjen
Shkunda zjarrin ,lulet metaforat
Jetën e dekorova me Lulejetë…