Migel Flor
Galeri
Galerí e jetës
t’lanë vetem murgjit
e ikën në faj
nëpër korridore t’kohës.
Në mure varen ftyra t’harrueme
qeshje t’ngrirta n’korniza t’plasarituna
e çdo shikim t’ kthen mbas
si me t’pyet: “ku e humbe vetin”?
Unë rri mes tyne
si vizitore a si kujtim.
E vetmja që s’dita me ik
kur drita u fik n’fund t’sallës.
Murgjit s’kthehen ma
veç hija e tyne lutet n’ajër..
çdo jetë asht ekspozitë e shkurt
ku heshtja
nuk guxon me folë.



