Me poetën Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus

Kur jam ON AIR

Kur jam ON AIR,
ndiej se botën prek
me zërin tim.
Depërtoj çdo mur, çdo qytet, çdo kufi.
Tingujt përqafojnë vetmitë,
si duar të padukshme.
Fjalët bëhen dritë për ata,
që në heshtje treten.
Askënd nuk shoh,
por mijëra zemra ndiej pranë.
Në frekuencën time,
gjithnjë unë lë…pak shpirt, pak dashuri, pak fjalë.