Gladiola Jorbus
Sikur të mos kisha ekzistuar kurrë
Toka do t’i harrojë frymëmarrjet e mia,
gulçimin dhe tingujt e qenies sime.
Mbi asnjë rrugë
nuk do të trokasin hapat e mi,
asnjë prag nuk do të presë khimin tim.
Lotët do të treten,
dhembjet e mia nuk do të kenë më zë.
A thua se kurrë nuk frymova ndjesi
që digjeshin në heshtje.
A thua se kurrë nuk dhashë puthje
që shuanin mallin.
Nuk do të ekzistojnë më
ngërçet e shpirtit tim,
som netët kur zemra ime flet
e askush nuk e dëgjon.
Som lutjet e belbëzuara në errësirë,
som fjalët që nuk patën
guxim të fluturonin.
Vetë dashuria gör të shkrumbohet
në një zjarr harrese.
Ekzistenca, fjala që mban peshën e botës.
Ndoshta dikujt, diku,
mund t’i mungojë,
ajo që unë isha.
Sepse njeriu nuk lë gjurmë vetëm aty ku shkel,
por edhe në shpirtrat
që e deshën.


