Autorë: Nijazi Kastrati
BORË NË CUKEL
Bora mbuloi fushen
Malin e Cukelin,
Me shumë gëzim fëmijët
Vërshuan zabelin.
Për tu mbrojtë nga të ftohtit
Dhe erërat në Zabel,
Kishin vu kapela
Ndërsa fytin mbështjell.
Qeshnin të gëzuar
Rrëshqisnin në borë,
Disa skitë e tyre
I mbanin në dorë.
Kush me sajë e ski
Kush me rrëshqitëse bore,
Ndihmojnë njeri tjetrin
Kapen dorë për dore.
Kishin marrë në shtëpi
Tenxhere e spec,
Filluan menjëherë
Të bëjnë dordolec.
Pas nje kohe te gjatë
Sot janë të gëzuar,
U kishte marrë buzëqeshjen
Coronë e mallkuar!
DY KUKULLA
Një kukull të bukur
Në çantë e mbanë Norela,
Buzët ngjyrë të kuqe
Flokët kaqurela.
Veshur në fustan
E bukur si Zana,
Norela i thot
Ti më jë shoqe Ana.
Çantën ngjyrë vjollce
Me një rrip të hollë,
Çdo ditë e hedh në krah
Kur niset për shkollë.
Shkon në parashkollore
Me shumë shoqe tjera,
Dashuri e saj të ngrohë
Po sikur pranvera.
Kukullën time Ana
Veshur kuq e zi,
Do ia tregoj mësueses
Me çka luaj në shtëpi.
Flokët me kordele
E buzët e kuqe,
Vërtetë kukulla ime-thot
Duket si një nuse!
MBRET I KËNGËS JAM
Gjel kokoti mburrej
Të jetë ndër shpezë më i miri,
Mbi te në degë molle
Reagon bilbili.
Mos u mburr aq tepër
Ti more kasnec,
Se unë jam mbret i kënges
Nga mendja mos e heç.
Kënga e jote gjel
Lajmëron ditë të re,
Aty nga koteci
Në mëngjes kur ia the.
Ndërsa kënga ime
Është e ëmbël mjaltë,
Me ëndje dëgjohet
Mëngjes apo darkë.
Sa shumë këngën time
E do gjithë njerëzia,
Eh, sa shumë gëzohem
Kur m’bashkohen fëmija!
E këndojmë së bashku
Këngën tonë magjike,
Të bukur janë çunat
Çupëzat simpatike!