Isemt Krasniqi-Lala:NGA MANIFESTIMI “DITA E PLISIT” EDICIONI XI

Isemt Krasniqi-Lala
NGA MANIFESTIMI “DITA E PLISIT” EDICIONI XI
Me 22 qershor 2024 u mbajt Dita e Plisit edicioni XI, Plisbardhët u tubuan në ora 10 te vendlindja e Miftar Hasanit në fshatin Panorc komuna e Malishevës.
Moderatori pasi i përshendeti të pranishmit me përshendetjen “Mirë se keni ardhë Plisbardhë” fjalen ia dha Habib Zogajt I cili foli për veprimtarin patriotike të Miftar Hasanit, kumtesa e ti u titullu “ METEORI I PANORCIT”.
Këngë pë Miftar Hasanin kënduan Naim Salih Krasniqi dhe Salih Bajram Xheliri në truallin e Miftar Hasanit.
Për Miftar Hasanin disa të dhëna i dha edhe studiusi Hamit Gurguri i cili kishte ardhur në Ditën e Plisit nga Borasi i Suedis.
Edhe rapsodi Nazmi Hajdari hodhi disa hipoteza kush është personi që ia dha shulin e pushkës Miftar Hasanit…
Studjusi i veprimtarisë së Miftar Hasanit z. Habib Zogaj tha se gjatë punës së librit për Miftar Hasanin dolen disa jo ky jo ai…ia dha shulin e pushkës, kurr nuk dihet as nuk ka me u zbulu sepse edhe babes se vet i ka tha Miftar Hasani vetem Zoti, unë e ai e dim.
Në fund të Pranishmit i përshendeti në emer të familjes se Miftar Hasanit, luftetari, arsimtari Ahmet Rexha.
Pastaj u vazhdu drejt fshatit Llapqevë te kulla 300 vjeçare e familjes Hasanaj ku vazhdojë Dita e Plisit.
Në fillim rapsodi Nazmi Hajdari këndojë këngën maje krahu “ Mirë se keni ardhur Plisbardhe”
Manifestimin e moderoi Ismet Krasniqi Lala I cili i
përshendeti të pranishmit dhe ia dha fjalen përfaqsuesit të Komunës së Malishevës z. Fatmir Ademaj drejtor i administrates në komunën e Malishevës.
Plisbardhët u mallenxhyn kur u këndu kënga me CD e rapsodit Ali Krasniqi “Malli për Isen” se rapsodi Is Llapqeva i takon familjes Hasanaj
z. Prend Buzhala mbjti kumtesen e cila zgjoi interesim te Plisbardhët.
Mulla Xhevat Kryeziu i përshendeti të pranishmit dhe foli për rendësin e trashëgimisë sonë të pasur me qellim që Plisi duhet të pranohet në UNESKO si vlerë e jona kombëtare.
Nga Tirana kishte Ardh një delegacion në përbërje Agron Isa Gjedia, Shkelqim Hajdarmataj dhe Nazmi Shima. Të pranishmit me një fjalë përshendetëse u paraqit Agron Isa Gjedia organizator i Festes Dita e Plisit në Dajt të Tiranës.
Fjalë përdhendetëse nga Shefki Kadri Slami cili organizon Festen e plisit Pellazgë në RMV si në Tetovë, Strugë, Kumanovë e gjetiu..
Januz Mazreku u paraqit me kumtesen “Rapsodët e Llapushës.
Një telegram përshendetës na vjen nga Presheva nga organizatori I Festës së Plisit z. Xhemaledin Salihu.
Një fjalë përshendetse nga Shefqet Ademaj Skivjani i cili ka ardh enkas nga SHBA në Manifestimin “Dita e Plisit”
Poezit e tyre tematike për Plisin I lexuan “ Ajet Shala, Sherife Thaqi Berisha,Bekim Kelmendi, Beqir Binishi, Fazli Ferati…
Në fund të pranishmit i përshendetën
Pronari I Kullës Rrustem Hasanaj, Drejtori i shkollës së fshatit Aziz Avdia dhe
kryeplaku i fshatit Llapqevë dhe organizator fantastik për t`i pritë e përcjellë mysafirt në manifestimin Dita e Plisit z. Qamil Ibrahimi
Në fund u shtru sofra me ushqime tradicionale që kishte përgatit organizatori Qamil Ibrahimi .
Falenderime për komunën e Malishevës për përkrahje.
Falenderim i veçantë shkonë për rapsodet Naim Salih Krasniqin e kolegun e ti Salih Bajram Xheliri dhe rapsodin Nazmi Hajdari të cilet e madheshtuan manifestimin me këngët e tyre.
Sponzor Medial RTV Malisheva
Fotograf:
Shkelzen Rexha
Nazmi Shima dhe
Alban Gashi
23 06 2024 ( ik )