Gladiola Jorbus
Kuror’ e hënës në dritare
Kuror’ e hënës në dritare,
më fton të shkoj,
të rend pas saj.
Por unë, e trembur
nga e panjohura,
bie të fle
e nis të qaj.
Qaj për ata që vuajnë,
për ato zemra që drithërojnë.
Qaj për lulet e thara,
për fëmijët që nuk jetojnë.
Dhe hëna erdhi,
pranë m’ u ul,
mbi dhembjen time të ndriçojë.
Lotët e mi u bënë dritë.
E nata butë, i përqafoi.



