Kumrie Avdyl Shala: KJO JETË …

Kumrie Avdyl Shala
KJO JETË …
Jeta është e mbushur plot me sfida, por ato duhet ti luftosh për të mirën tënde. Në jetë veç së bukurës do njohësh edhe faqezinjtë, hipokritët, krijesa pa vlerë, krijesa pa flokë por të pafytyrë, dinakë e mashtrues, të mjerë në mendje edhe pse kanë një mal me libra, të vobektë, të pa besë e servilë, të etur për mbrapshtira e pislliqe, të përbaltin të sinqertin dhe të pastrin,… por nuk e dijnë të mjerët se njeriu i pastër nuk bëhet i pistë nga këto lloje plehrash…këto njerëz kanë varfëri në shpirt….
Prandaj jeta të sfidon të jesh njeri i denjë dhe asnjëra nga këto nuk mund të heqë dinjitetin tënd dhe as ta njollosin figurën tënde, sepse ti nuk ua lejon, ti jua pret gjuhën me fjalën tënde të mprehtë dhe hyjnore, sepse vetëm kjo të bën të jesh NJERI me vlera…!!