Kumrie Avdyl Shala
NË PRITJE
Po lutem çdo çast e me sy po te kerkoj,
Nga malli për ty loti pikoj
E ti me peshpërit ëmbēl,
do të vij me pritë.
E mua durimi me ka lodhur nga pritja eger,
Po shkrihem nga malli çdo ditè ne pritje për ty,
Ti gjysma e shpirtit tim.
Po harrojmë nganjëherë se,
që te dytë u rinuam e morëm jetë nga njeri tjetri
E, për te dytën herë u futëm ne adoleshencë
-Dashuri
Kur çdo ditë themi se,
ti je jeta ime,
ti je drita e syve të mi.
Nga malli jeta mu shkurtua
E duart po rrinë të zgjatura duke pritur
Së një ditë do hapet dera
që e lash pa dry për ty.
Por, ti e vare ne degë të mollës eger,
E nën mollë Ulkonja, ka bërë fole për të vegjelit e saj
Gojë hapur e të uritut presin për gjah, frymën tënde,
e gjakun tënde te freskët.
E mua me ka marë malli për gurrat e krojeve te pa shterrura
qe freskoheshim ne këtë vapë gushti te këtij shekulli.
a