Mbrëmje poetike me Ymrije Beqiri

Ymrije Beqiri
NË MBREMJE ME POEZIN
Ah, ç’mu mërzit vargu sonte
Mbi letrën mbështetur në tavolinë
S’munda të ndaloj syrin që m’pikonte
E gishtat tek pena më ishin mpi
Dua të shkruaj varg të bukur
Për vargjet që më ngrene peshë
Vargu si argjend i shkrirë me vjen
Nga lotët që më binin rrebesh
Iu luta vargut a të bëjë buqetë
Me ngjyrat e shpirtit të kam ngjyrosur
Jo- më tha dhe zëri iu mekë
Leket që kisha për libra I kam sosur.
Nuk mundem- më tha-vargu im
Athua ndonjë ditë ajo kohë të vijë
Eh, kjo thënjë më solli trishtim
Ndaj m’u lag vargu me lotët e mi!
Ngushëllova vetën se kështu ka qene në jetë
Poetët e pasur në gishtat e dorës numërohen
Historia i vlerëson poetët e vërtet
Për fat të keq, pas ikjes vargjet i vlerësohen!