Mbrëmje peotike me Ymrije Beqiri

Ymrije Beqiri
E DUA KËTË TOKË…
Kujdes Ju lutem…!
Mos ma mbyllni njërin sy
Dhe në varr një hapësirë më lini
të shoh dritë…
Të shoh vendin tim të lulëzuar
E popullin tim pa vuajtje,
Shpëtuar nga marrëzia,
Shpëtuar nga ulkonjat që duan ta shqyjnë
Nga armikët e padukshëm
nga viruset …
Mos harroni J’u lutem
Më lini hapsirë të shoh vendin tim
Këtë tokë që kaq shumë e dua
Ta shohë ndryshe…
Të lulëzuar!
Nga perendia bekuar!.