Vjersha për fëmijë nga Albert HABAZAJ

Vjersha për fëmijë nga Albert HABAZAJ

EDHE AMI SHKON NË KOPSHT

– mbeskëzës sime Amaris, që mbushi 3 vjeçe –

Iku gushti, erdhi vjeshta

Piqen dardhë e fiq e mollë,

Ëmbëlon rrushi në vreshta

Zogj mbi pemë e zogj në shkollë.

 

Edhe Ami shkon në kopsht

Porsi një fluturz e bukur,

Ca fjalëza të ëmbla thotë

Në sy duket – është e lumtur.

 

Se mësuesja e ka xhan

Xhan i ka shoqet e vogla,

Porsi gonxhe pranë e pranë

Nga gëzimi bëjnë lodra.

 

Me këmbë lepuri shkojn’ ditët

Çel njëzet e tre shtatori,

Sa shumë Ami sot ësht’ rritur

Si princeshë perandori…

 

Është e madhe, shumë e madhe

A e dini sot sa mbushi?!

Tek vjen si mbi krah’ pulëbardhe

Plot 3 vjeçe mbush Amushi.

 

Moj Amushe ëmbëlsira

Moj motër e vogël e Perlës,

Po ju jeni aq të mira

Fat e mrekullia e jetës.

 

Vlorë, e hënë, 23.09.2024