Elsa Ademi
Ata janë gjallë
Trima të shumtë e të fortë
Ka pasur dhe do të ketë kjo tokë
Jet të shkurtër kishin si një lule pranvere.
Nënat krenare për fëmijët e tyre
Jeta per ato është agim pa buzëqeshje
Vuajtja te ato rritet me lot .
Eh mua më dhimbësen shumë ata
Ata trima qe ende trupi nuk u pushua në varre
Ata prehen te një ledinë
Ku shkjau mendoi t’i shfarros
Nga dheu i gjallë.
Po për ta ka ende jetë
Lulet te koka e tyre qëndrojnë
Eh ky brez i ri ata çdo her e nderon
Ata nuk frymojnë,
Po per ta heroizmi flet.