Mbrëmje poetike me Gladiola JORBUS

Gladiola JORBUS

Ikja e poetit

Sipari ra.
Poeti s’është më.
Një tjetër Orfe
U shua
përgjithnjë.
Psherëtima e fundit…
Piskamë…
…heshtje e thellë.
Metaforat
Drejt qiellit ngjitur
Poezi e gjysmëshkruar
Nën penën e drobitur
Vargu i fundit
Drithërimë…
Në 1000 shpirtra
Ngjall 1000 ndjesi
Tinguj këmbanash
Luten
për vargjet e tij.