Suela Fazliu
Besarta Jashari
Lule vetme e rritur në Prekaz
Në errësirën e luftës,ti mbijetove
Me lot ti u rrite.
Si fije shkrepse ti ndriçove.
Në çdo hap t’i mbaje barrën
E historisë.
Me plagë në zemër t’i mbijetove
Në mes beteje t’i nuk u dorëzove
Edhe kur dhimbja kishte nxjerr dhëmbët
Dhe çdo ditë të kafshonte.
Ishe shembull i qëndresës
I qendrove ballë acarit e stuhisë.
Andaj ne të kujtojmë me nderë.
Në zemrat tona jehonë emri yt
Si këmbanë per heronjët që ranë.
Eh këtë tokë qe me gjakun e tyre lanë.