Mbremje poetike me Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj

Ç’ke moj botë që lëngon?

Ç’ke moj botë që lëngon
të sëmurë nëpër spitale
Nga vajzat e djemtë e tu
që një ditë ecën në male

Ti i linde dhe i rrite
Si një degë trëndafili
Botë e tërë me kaq trazime
paska mall për zë bilbili.

U bënë njerëzit kate-kate
Ca të pasur ca të mjerë
Disa s’ngopen me palate
Për ca bosh është një tryezë

Botë moj botë u prishe fare
Se dëbove dashurinë
Bëj kujdes në shtigje male
Sill ti paqë në njerëzi

Pusho lufta në gjithë shtetet
sikur janë me magnet.
Kuqëlon një dritë rakete
Shumë fëmijë ndërrojnë jetë

Le të ketë shkolla fëmijë
Të gëzojnë e të qeshin
të gëzojë nëna e mirë.
Të krenohet toka vendi.

Ah, kjo jetë e trazuar
paska nxehtë si vullkan
O sa zemra janë lënduar
në stuhi e në cunam

Loti është bërë si përrua
zien lufta vjen furtunë
o moj botë e mallkuar
Dhimbje derte paske shumë.

Mos u bëni sehirxhinj
Te kjo botë e trazuar
Jepni dritë jepni fuqi
është shumë e keqësuar