E diela poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

JETËN TA JETOJMË

Brenda meje diçka më “përvëlon”
Diçka brenda meje zhvendoset.

Kështu ndodh përherë me shigjetën
Kur pranë fushës magnetike afrohet…

Ah kjo jetë na dogji e përvëloi,
Pa ëndrra jetojmë e si përjetojmë,
Pa gjë erdhëm të gjithë në këtë botë.
Dhe ashtu do të ikim po mundohemi kot.

Sa përvëluese janë këtë mendime,
Aq sa zemra fillon të ketë drithërime.

Të gjithë rendin në jetë disa edhe vrapojnë,
Të zënë të pamundurën ëndrrën ta realizojnë.

Asnjërit prej nesh si bie ndër mend të jetojmë.
Jetën pastaj vallë a duhet dëm ta çojmë..