Mimoza Sinanaj: DITA E MIQËSISË  UGSH  PLOT 14 VITE NE RRUGËTIMIN E SAJ

Mimoza Sinanaj

DITA E MIQËSISË  UGSH  PLOT 14 VITE NE RRUGËTIMIN E SAJ

Gazetarë nga Shqipëria takohen në Shkup,Preshev Bujanoc  dhe Kosovë

E cilësuar si “Dita e Miqësisë” ka startuar edicioni i  14-të  i cili ka çelur siparin në  qytetin e Shkupit  për të vijuar në  Preshev e ,Bujanoc dhe Kosovë .Unioni i gazetarëve të shqipërisë  i ka fillesat në qytetit e Elbasanit të cilët ishin promotorët e parë për krijimin e tij në bashkëpunim me shoqatën “Ress Egnatja” nën drejtimin eXhimi Vila .Unioni gazetarëve  nga viti në fit filloi të zgjerohej nga qyteti Elbasanit ku nisi drejt gjitha qyteteve të Shqipërisë  e më pas mori shtrirje edhe në Maqedoni dhe Kosovë .Qëllimi I UNIONIT është që të lidhen miqësi në kuadrin e informimit midis medjave gazetarëve të trevave të shqipërisë dhe diasporës gazetarë të kudondodhur  për të nxjerr në pah problematikat  që mediat kanë por dhe për të krijuar ura lidhëse midis tyre .

Edicioni i 14 u mblodh në Shkup nën moderimin e Xhimi Vila ku pjesmarës ishin gazetarë nga Shqipëria  si dhe disa medja nga Maqedonia e Veriut .Të pranishmit u  njohën me rugëtimin 14 vjeçar të UGSHsë nëpërmjet  një videofilmim në monitor .Të pranishëm në këtë takim ishte edhe shkëlqesësia e tij  ambassador i Republikës së Shqipërisë z.Dejlon Mejdani .

Kreu i UNIONIT Aleksandër Çipa  në fjalën e mbajtur në këtë takim është shprehur :ju falenderojm për mikpritjen për pjesmarrjen  në hapjen të  forumit për dizinformimin në hapsirën e Ballkanit Perëndimor .Shkëlqesia juaj zoti Ambasador  i Republikës së Shqipërisë zoti Deljon Mejdani ju shpreh në emër të  Unionit të Gazetarëve Shqiptarë falenderimin për gadishmërinë  tuaj për të qënë një ndërmjetës në mardhëniet midis shoqërive tona dhe misionit që ka media .Ne jemi të ndërgjegjshëm që në kushtet ku, avantazhet  e mjeteve të komunikimit ,avantazhet që garantojnë prej zhvillimit të teknologjive të komunikimit dhe industrisë së komunikimit nxjerrin sfida të jashtëzakonshme për entitetin tonë profesional,për gazetarinë profesioniste ,për mediat profesionale për gazetarët profesionist.Pavarësisht se ne jemi pushtete të ndara pavarësisht se ne ndajmë qëndrime dhe përkatësi profesioniste të ndryshmë  por bashkëpunimi ,partneriteti me njeri tjetrin është fuksionalitet i pluralitetit në shoqërin demokratike .Pjesmarësit në këtë forum  u shprehën mbi problemet që medjat kanë duke përmendur dhe mungesën etikës  .

Izet Mexhiti, zv/ Kryeministër i Maqedonisë së Veriut shpreh konsideratë të lartë për takimin me Gazetarët e Unionit në Ditët e Miqësisë.

Shprehet se në këtë konteks thekson se përpjekjet për të përballuar lajmet e rreme dhe manipulimin e informacionit janë më të rëndësishme se kurrë. Pavarësisht përparimeve, përballja me këto sfida mbetet një detyrë që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes gazetarëve, institucioneve dhe qytetarëve.

Ndërkaq, përpjekja jonë për të luftuar dezinformimin duhet të jetë permanente. Në të njëjtën kohë, ajo duhet qenë e ndërtuar me shumë kujdes që të mos kthehet nga rregullimi në kontroll, nga liria në censurë! Për ta bërë këtë, neve së pari na nevojitet forcimi i gazetarisë profesionale dhe lirisë mediatike, në mënyrë që informacioni të jetë i verifikuar dhe prej këtu të jetë i besueshëm.

Ne duhet që në vazhdimësi të edukojmë mediatikisht qytetarët – në këtë drejtim edhe katedrat tona të gazetarisë nëpër fakultete mund të ndihmojnë duke realizuar projekte e fushata edukative me një mbulim e përhapje të gjerë në popullsi. Ne na nevojiten korniza të qarta dhe të harmonizuara edhe me legjislacionin evropian për të rregulluar platformat digjitale – mediumin i cili është tepër poroz dhe pothuajse aspak imun kur vjen fjala te publikimi dhe përhapja masive e dezinformatave. Natyrisht, në këto përpjekje, nismat sikur Ditët e miqësisë së gazetarisë, bashkëpunimi rajonal por edhe bashkëpunimi më i madh mes institucioneve dhe mediave janë poashtu të një rëndësie esenciale.

Detyra jonë si klasë politike është të mundohemi që të gjejmë zgjidhje të pranueshme. Shpresoj që t’ia dalim.

Nuk janë të pakta  medjat që japin informacione fake vetëm për klikime .Gjithsesi qëllimi i takimit ishte të jemi sa më të qart në atë që ne i përciellim mbarë opinionit publik . Shumë prej referuesve gazetar opinionistë u përqëndruan  në konfirmimin e asaj që duhet të transmentojmë duke bazuar në burimin kryesor dhe duke mbështetur atë cfar do të transmentojmë me përgjegjshmëri.Sot jetojmë në një kohë ku lajmi informacioni përhapet në mënyrën më të shpejtë sesa imagjinojmë pasi mjete janë modernizuar dhe jemi drejt inteligjencës artificial por vërtetësia e asaj që ndodh është në dorën egazetarëve dhe në ndërgjegjen etyre mënyra sesi e përcjellim tek mbarë opinion publik.Ndërsa në përgjithësi mediat tradicionale  e ruajn përgjegjësinë për informim duke evituar sadopak disiformimin .Referuan shum të pranueshëm ndërsa  Frok Çupi  në fjalën e tij shprehu se ka disa prej gazetarëve apo medjave që shkelin me dy këmbët etikën duke përmendyr emrat apo duke dhunuar denigruar figurën e gruas prapërgjegjësia duhet të jet shumë emadhe nga vet gazetarët por dhe medjat që transmetojnë një informacion.Mentor Kikia një prej gazetarëve analistëve të njhur është shprehur se para se tit ë shkosh ta bësh një lajm nje kronik shko takoi personat prindërit pjestarët që janë  në kronikën që do transmetosh shumë prej familjeve marin infon nëpërmjet ekranit kjo është shumë shokuese .Kemi shumë faqe online të cilat shpërndajnë lajme të reme duke denigruar figurat apo emrat e apo duke sajuar  lajme për klikime .Ndaj zëri i së vërtetës duhet të jetë qëllimi i gazetarit dhe i medjave serioze duke pasqyruar në mënyrë të  paanshëme dhe   me objektivitet .

 Preshevë ne jemi krenar nëse do tju kemi krahë për të plotësuar objektivin tonë

Kryetarja komunës së Preshevës Ardita Sinani  pasi ka bërë një rezyme mbi gjëndjen në Preshevë e cila ndodhet në shtetin  Sërb .Shqiptarët eLuginës së Preshevës ky realitet shpesh i anashkaluar por që duhet të jet i njohur  dhe i   adresuar ka të gjithë faktorët kombëtar dhe ndërkombëtar .Të nderuar gazetarë roli juaj është i procest i pazëvëndësueshëm mes jush realiteti gjeopolitike dhe fakti që sot në rajon kemi dy kryeministra shqiptar dhe një zv. kryeministër shqiptar, realiteti në Sërbi mbetet i vështirë dhe shpesh i paadresuar jo nga shqiptar por nga institucionet ndërkombëtare që vazhdimisht po e ledhatojnë Beogradin zyrtar.Ne jemi të përjashtruar nga drejtësia nga institucionet Sërbe të cilat synojnë të dobësojnë krahinat shqiptarëve në këtë trevë .Angazhima të ndërmara me ndërmjetësimin e  faktori ndërkombëtar me premtime për integrim dhe zhvillim por këto premtime kanë ngelur vetëm në letër .Fatkeqësisht gjendja është përkeqësuar edhe më shumë  gjëndja e luginës së Preshevës është më e rëndë e vështirë se e viteve 70.Përkundrazi situate që është përkeqësuar më shumë për këtë arsye është jetike që të organizojmë takime të tilla me gazetarë për të sensibilizuar për të afirmuar  pozitën  dhe gjendjen faktike me të cilën ne  po përballemi.Për këtë arsye ne si përfaqësues të qytetarëve  të Luginës unë si përfaqësuese e Komunës së Preshevës por edhe ju si gazetarë kemi një mission të përbashkët ta mbajmë Preshevën në vëmendjen e opinionit publik kombëtar sidomos tek ai ndërkombëtar .Në do të vazhdojmë betejat tona insistucionale diplomatike dhe demokratike për të drejtat tona barazi për të ardhmen e vendit tonë .Rruga jonë është  e gjatë ka qënë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë e gjatë por e drejta është në anën tonë dhe së bashku me një përkushtim me një angazhim dhe me një unitet do ta bëjmë Preshevën një vend tëzhvilluar të barabartë për të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu.

Çipa në fjalën e tij është shprehur ..Kjo është një vizitë funksionale për shkak të misionit që ne mbartim ,rikthen edhe një herë mundësinë që komuniteti i gazetarëve të Shqiprisë të sjellë në fokus  çështjen e Luginës së Preshevës e Shqiptarëve të Luginës dhe këtë sot duhet ta themi me plot gojë. Ka mbaruar  një epokë kur ne nuk ishim të vëmendshëm ndaj jetës fatit dhe rethanave në të cilat jetonte komuniteti i shqiptarëve të Luginës.Sot ne jemi  krenar që informacioni nuk është më i munguar dhe ajo që është shumë pozitive që segmente të shëndetshme të shoqërisë së Shqipërië janë të përkujdesura që të rinjtë e Preshevës jo vetëm bëjnë pjesë integrale  e shoqërisë së shqipërisë por marin kapacitete për ti vënë në dispozicion të përfaqësimit Shqiptar në Luginë në institucione vendore të Luginës dhe të riten flukset e shkëmbimeve .

Ambasadori republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Cane Jam shumë i mpresionuar që keni marrë në fokus edhe problematika që ka komuniteti shqiptar në Luginëe Preshevës me orientimin e ministrisë së jashtme ne jemi munduar të ngremë një axhendë shumë të rëndësishme  në përkrahje dhe zgjidhjes problematikave që kanë shqiptarët këtu  duke hapur një zyrë në Luginën ePreshevës  me një përfaqësi që të integroheni dhe takime të tilla që bëni këtu pse jo mos ta bëni edhe në Shqipëri  duke ftuar gjashtë deri në tetë subjekte nga gazetaria që janë present në Luginën e Preshevës që ngrenë përher problematikat dhe shqetësimet që kanë

Bujanoci i patriotëve viztë në muzeun e komandant  Lleshit

Në muzeun e Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit) në Bujanoc.

Ridvan Hisen Qazimi (4 Prill 1964 – 24 Maj 2001) i njohur me nofkën Komandant Lleshi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Lindi më 4 prill 1964 në qytetin e Bujanocit dhe ra dëshmorë më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoci i Madh, gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe. Gjatë Luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte njëri nga 4 komandantët e UÇPMB-së dhe udhëheqës i Brigadës 112. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën e Kroacisë, në Luftën e Bosnjës dhe në Luftën e Kosovës, ku edhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Një muze modest i ndërtuar ngritur me kujtimet dhe fotot mbledhura si dhe sendet oprivate te marra nga famijarë e të afërmve të dëshorëve .Në Bujanoc u bë një premtim nga përfaqësues të UNIONIT do të kntribonin në sisteimin emuzeut duke ebërë më të  përceptueshëm për vizitorët  vendas pse jo edhe Shqiptarët e të gjitha trevave .

Në vitet 1999 deri 2000 u zhvillua një dhunë dhe presion psiqik  ndaj popullatës shqiptare në tre komuna Preshev ,Medvegjë, Bujanoc që janë aktualisht në jugun e Sërbisë.Si rjedhojë e kësaj dhune dhe represjoni disa djem më të mirë të kombit të kësaj ane u grumbulluan dhe formuan ushtrinë Çlirimtare për Preshev Medvegj dhe Bujanoc ,shumica prej tyre ishin pjes e mëparshme e ushtrisë Çlirimtare të Kocovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedonin e Veriut . Ridvan Qazimi (4 Prill 1964 – 24 Maj 2001) i njohur me nofkën Komandant Lleshi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Lindi më 4 prill 1964 në qytetin e Bujanocit dhe ra dëshmorë më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoci i Madh, gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe. Gjatë Luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte njëri nga 4 komandantët e UÇPMB-së dhe udhëheqës i Brigadës 112. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën e Kroacisë, në Luftën e Bosnjës dhe në Luftën e Kosovës, ku edhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Në ditën e fundit në 24 maj të vitit 2001 në Tërrnoc ku ishte pozicioni i fundit i UÇPMBsë  ndodh një përleshje arrmatosur .Fillimisht humbin dy fëmijë  të fshatit  dhe komandanti u njoftua për humbjen e këtyre dy fëmijëve  dhe niset me një njësi  për të gjetur  këta fëmijë  ndërsa  afrohet në zonën ku u tha se humbën fëmijët aty ishin forcat Sërbe të cilat ishin afruar pa ndonji marveshje paraprake  hapin zjarr në të cilën vritet komandanti  kjo ngjarje   është bërë ditën e fundit të demilitarizimit dhe që nga ajo perjullë proçesi politik në Luginën e Preshevës ka ecur keq vetëm mbrapa.Për vrasjen e Komandant LLeshit edhe sot e kësaj dite nuk janë kryer hetime  si dhe pse ndodhi vrasja etij.

Peja qyteti i lashtë me shumë histori

Peja njihet si qytet i lashtë që nga koha Ilire. Për shkak të luftërave të shumta në këtë rajon, që nga pushtimi Otoman e deri te kjo e fundit me Serbinë, nuk është mundur të ruhet e gjithë karakteristika ilire, ku përveç tjerash pësoi edhe Kalaja e Pejës.

Në kohën Ilire ishte një qendër e madhe vendbanimi. Sipas hulumtimeve arkeologjike ky qytet kishte edhe një kala, mbi gërmadhat e lashta të së cilës mjerisht është ngritur fabrika e akumullatorëve.

Regjimi serbosllav u mundua disa kisha katolike të mbetura në shumë vende të Kosovës që nga koha Ilire ti shëndërrojë në kisha ortodokse si p.sh. Patrikanën në Grykë të Rugovës. Karakteristikë e saj është Çarshi-Xhamia e ndërtuar rreth viteve 1600 – 1700 si dhe Kulla e Haxhi Zekës. Haxhi Zeka ishte kryetari Lidhjes së Pejës në vitin 1899, në kohën e tij Peja i takonte Mbretërisë së Malit të Zi.Për historikun e Pejës flet më shumë edhe  muzeu historik ikonografik  ndërsa në qendër të qytetit  janë të shfaqur monumente me heronjtë  e luftës kundër  serbëve ndërsa  shquhet për ujin  e kthjellët dhe birën e famshme .Bukuritë ekëtij qyteti tërheqin visitor vendas etë huaj të cilët I shikon tek vizitojnë rrugët sheshet eqytetit  manastirin apo grykën eRugovës .Qershia mbi tortë e këtij edicioni të 14 të ishtë vizita dhe mikpritja në Kullën e e Zenel  Beut (Begollve)