Me peotën Halime Musa

Halime Musa

TE MOLLA E KUQE

Tokë dardane, atje ka qenë,
Shqip ështe folë n’at ven’
Kemi bë dasma me nuse;
Në ato anë te Molla e kuqe.

Dhe një ditë pa lindur dielli
N’ato anë kish ra shtërngata,
I gjakosen djemt e Dardanit
I dëbuan n’vende te largëta!

Mollës se kuqe ia prenë rrenjët
Hordhitë e egra serbo sllave
Per me humbe e shenjë e farë
Mos m’u qujt më tokë shqiptare!

Aty s’bie me lahuta
As plisi s’ështe te oxhaku,
Po Mollën e kuqe s’e harrojmë
– Se te kuqe e beri gjaku !