Sokol Demaku
Poezia një urë lidhëse mes popujve, kulturave dhe gjuhëve
Në një ambient madhështor festiv sot në qytetin pitoresk suedez Borås, në orgazim të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni, u mbajt Festivali i XIV Ndërkombëtar i poezisë ”Sofra poetike Borås 2025” në cilën moren pjesë mbi 40 poet nga vende të ndryshme të botës në lokalet e Norrby hys në Borås të Suedisë. .
Ëshhtë interesant të përmendet se këtë vit në këtë Festival pjesëmarrjne e tyre kishin paraqitë mbi 170 poet në 24 gjuhë të botës cka tregoet me Antologjin e botuar në kuadër të Festivalit.
Në mikrofonin e Festivalit këtë vit me poezitë e tyre isgin prezent poet nga Suedia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Norvegjia, Izraeli, Bullgaria.
Redaksia e Festivalit kishte bërë një punë të mbar dhe me vlerë në vetë vlersimin dhe prezentimin e poezisë më të mirë dhe poetëve të cilët me penën e tyre kënaqin shpirtin e lexuesit dhe i japin vlerë vargut dhe vet poezisë. Në bazë të vlersimi të Redaksisë këtë Pena e artë e Migjenit u takoj dy poetëve me renome në vargun e tyre asaj nga qyteti i Kumanovës së Maqedonise Veriore Liber Emini si dhe poetës se njohur syuedeze nga qyteti Uppsalla Eva Ermenz, ndërsa Pllakata për vepër në art, kultur dhe sport i tkaoj të resë nga Theranda studente e Univesitetit të Tiranës Verona Kryziu.
Nën drejtimin e së resë Ioona Jorgollari, poetit dhe shkrimtarit të njohur Rizah Sheqiri dhe poetës Gladiola Busulla Festivali hapi spirnacen në ora 11:00 me këngët e vjetra qytetare të interpetuara për mrekulli nga zëri i mrekullueshën i së res therrandase Verona kryziu për të vazhduar me poezitë e poetëve prezent nga të katër anët e rruzullit e me një publikë madhështore e cila me ovacione dhe duartrokitje priti cdo varg të lexuar nga autor të ndryshëm në gjuhë të ndryshme.
Me këtë rast u ndan edhe Mirënjohje për autor dhe poet të cilët kanë një bashkëpunim të suksesshëm me Festivalin por edhe me Qendren Kulturore Shqiptare Migjeni në menyrë që të krujesti e rinj të krijojnë shprehi dhe të nxiten në punën e tyre.
Të gjithë autorëve të cilët ishin prezent por për publikun që ishte fantastik dhe në numër mjaft të madh u shperndan Antologji falas si dhe stema e Festivalit të XIV.
Organizatori kishte përgatitur edhe dhurata speciale për mysafirët e Festivalit dhe atyre të cilët me vite kanë kontribua në punën dhe sukseset e Festivalit dhe vetë punës se Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni. Ky ishte Festivali i XIV e ai i XV pritet të mbahet në prill të vitit 2026.