Gladiola Busulla
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË SOFRA POETIKE
Ndjenjat që na bashkojnë
Në datat 12 dhe 13 prill 2025, Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ne Borås u shndërrua në një qendër të artit poetik ndëkombëtar, me organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, ”Sofra poetike Borås 2025” një ngjarje që sjell bashkë zëra poetikë nga vende të ndryshme të botës.
Ky festival është një urë që lidh kulturat përmes fuqisë së fjalës së shkruar. Poetë të njohur dhe zëra të rinj ndanë krijimet e tyre për dashurinë, natyrën, identitetin dhe sfidat e kohës moderne, në një atmosferë frymëzuese dhe përplot emocion.
Me lexime poetike, diskutime, muzikë, këngë, vepra krijuese dhe takime mes autorëve dhe lexuesve, festivali u bë një festë e vërtetë e shpirtit dhe e mendjes. Në Suedi ishin të pranishëm poetë nga vende të ndryshme duke e kthyer këtë ngjarje në një kaleidoskop të gjuhëve, ndjesive dhe perspektivave.
Hapësirat e festivalit përfshinë ambientet kulturore të qytetit, duke krijuar një përvojë unike për të pranishmit dhe dashamirësit.
Të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj feste të poezisë – dëgjuan, ndjenë dhe ndanë së bashku fjalën që frymëzon e ndërton ura midis botëve, sepse poezia nuk ka kufij.
Me këtë rast Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ne Borås, për dy poetët me të mirë të Festivalit ndau Penën e artë të Migjeni dhe ate kësaj rradhe poetes nga Uppsalla Eva Ermenez si dhe poetes së re na Kumanova e Maqedonise se veriut Liber Emini, ndersa Plaketen e artë për veper në art e kultur i ndau të resa na Theranda e Republikës së Kosovës studenten ë Universtetin e Tirane e cila me zerin e saj mahniti të gjithë të pranishmit në sallë me interpetimine këngëve qytetare.
Ky vit ishte disi më i vecnat sepse poezite e tyre kishin dërua mbi 170 poet nga vende të ndryshme të botës në 24 e ku të gjitha ishin përfshi në Antologjin e Festivalit. Por edhe nje risi tjetër e ben këtë Festival edhe më madhor se këtë vit kishim prezent poet nga Greqia, Shqiperia, Izraeli, Kosova, Bullgaria, Norvegjia, Zvicra, Gjermani dhe kuptohet poetë suedez dhe poet të kombeve të cilet me vite jetojnë dhe krijojnë ne suedi në gjuhën amtare por edhe ne ate suedeze.
Organziatori për mysafiret që për herë të parë ishin në Borås kishte pergatitur dhurata speciale m emotive nga Suedia ndërsa për mysafiret seudez dhurata m emotive shqiptare.
Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni ne Borås për gjithë të pranishmit shtroj dreke në njerin na restorantet mënë zë te qytetit.