ASJA MULGECI
SIMFONI E ARDHJES TANDE
Horizontesh t’vlagët, tufa reshë struken perqafuar,tis i bardhë
dallendyshet posht ballkonit gumzhijnë,
ç’kor i rrallë
a thue kjo simfoni e ardhjes tande u ba lajmëtarë
Riga shiun thërrmohen ftohtë mbi qerpikë,
rrezet përvidhen, m’puplon faqesh,
ç ‘prekje butë
ç’e marrë ngucje, mallit ngërthet shpuze nën lkurë,
si bisqet e rrushit n’shperthim, vrulloj poresh ujtë…
Ujvarë t”derdhem due, t’puth sy e buzê,
më deh kjo ngasje, teje lidhë tërkuzë,
gurza epshi cepgojës, rruazë
Ç’muzë tekanjoze, diell dhe rrebesh
idhnimesh lazdrohesh, inatin tjerr litarë,
ballit mbledh rrudhën lastarë
Ani se teje , dashnia prushtë reshë,
pa t’vetë…
Frymë e saj e vetmja rrugë,
agimet ylberon nuacash, purpurtë
horizontet kurrë s’mugë,