
Mbrëmje poetike me Valbona R. Hadri
Valbona R. Hadri Heshtja që vret Kur nënës i mungon përgjigjja e frytit të saj ajo shndërrohet në një pemë me degë të thara; mbi të nuk ulen zogj, por korba të plakur. Kur nënës i mungon prania e frytit të saj, dita vdes para mbrëmjes, ndërsa nata hap portat për të strehuar pikëllimet. Mendimet mbeten pa varr, ndërsa hijet












