Mbremje poetike me poeten LAURETA MALAJ 

LAURETA MALAJ
Lamtumirë vitet e mia
Lamtumirë vitet e mia,
që po ikni, dalëngadalë !
Çdo vit në ditëlindjen time ,
unë filloj dhe zbres një shkallë !
Lamtumirë vitet e mia,
që s’munda t’ju mbaja dot !
Tani më sjell nostalgji,
dhe nga sytë,rrëshqasin lot!
Lamtumirë vitet e mia ,
që ishit me mua pranë .
Çdo të mirë edhe të keqe ,
të dyja, ne bashkë i ndam.
Lamtumirë vitet e mia!
S’ma bën zemra që ta them !
Sepse jeta është e shkurtër,
dhe e nesërmja ,të gënjen!