Poezi nga Albert HABAZAJ

Këngë për ditën e ujit të bekuar, gurugoxhet

Albert HABAZAJ
këngë rituali

Që nga gjyshet vjen tradita
Poçja plot me gurugoxhe,
6 janar, sa zbardhet dita
Ne, në shpirt na çelin gonxhe.
6 janari, mëngjes herët
Në lumë, në burim a det
Hedhin kryqin të krishterët
Hedhim dhe ne bereqet.
Të burojë begatia
Më e dashur u bëftë bota!
Me ujë spërkatet shtëpia
Cep më cep, nisur nga porta…
Mbushim shishen dhe e mbajnë
Në degë të dafinës, shegës,
A n’ ulli, si orë e bardhë
Deri 6 janarin tjetër.
Uji larë në mjalt të hënës,
Larë në flori të dritës,
Bekim nga urat’ e nënës,
Bekuar nga mali i Çikës!

Ujë i Ftohtë, Vlorë, e hënë, 6 janar 2025