Valbona R.Hadri
Frymë shenjtërie
Ky peisazh i përrralltë
Me këtë të kaltër magjie
Me mbjell në shpirt paqe
Me copëza dashurie.
Mbi breg shkumë e valëve
Më ngjanë si kurorë
Një tabllo madhështore
Me penel diellor.
Me këngë detaresh
Me varka dhe erë
Këtu dielli lind
Dhe s’përendon asnjëherë.
Peisazh madhështor
Me frymë shenjtërije
Vetja më duket
Në një parajsë Perëndie.