E shtuna poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus

Mall

Fluturoj në qiellin e kujtimeve,
si një plim shtegtarësh të marrosur
për diellin e mesit të dheut.
Në çdo fije kujtese,
endet një gjurmë e paçmuar.
Zemrën e gdhenda
në qerthullin e mallit.
Flakëza e qiririt flirton
me brengën e zhytur thellë,
në bebëzat e mia.
Dhe hëna u zbeh nga malli im,
për ato netë përdëllimtare
kur tingujt e shpirtit i këndonin detit.