Gladiola Jorbus
Natë
Natë e errët…
Hijet lëvizin në heshtje.
Ankthi, pas vetes më shtrëngon.
Dhembja u ngjiz brenda meje
nga një forcë e panjohur.
Dilemat e njëpasnjëshme
e zhbënë qetësinë e shpirtit.
Hijet pushtuan rrugën e dritës.
Pareshtur enden, pa u ndalur kurrë.
Në zemrën time – zbrazëti,
Mungesat këlthasin marrëzisht.
Amplitudat e ankthit rriten.
Nata i ngjet një ëndrre të zymtë.