Elvira Zeneli , ka lindur në qytetin e Klosit, të rrethit të Matit. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e saj të lindjes, ndërsa të lartën në degën e mesuesisë në Universitetin e Tiranës. Në vijim të studimeve ajo ka kryer Master Shkencor për “Politikat e Edukimit në Arsim.” Ka punuar dhe vijon të punojë mësuese dhe drejtuese në arsim. Krijimtarinë letrare e ka nisur që në bankat e shkollës, ku spikaste me esetë letrare dhe poezitë lirike. Përpos letërsisë dhe mësimdhënies, Elvira ka qenë e angazhuar edhe në jetën shoqërore, sociale dhe politike të vendit. Ajo ka kontribuar me shkrime dhe studime për problemet e komunitetit, të shkollës, të familjes shqiptare në tranzicion, për çështjet e meritokracisë, identitetit kombëtar, si dhe shkaqet e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Poezitë e saj janë meditative, të thella dhe filozofike dhe dallojnë për strukturën e lirë, imazhet dhe metaforat që përcjellin tek lexuesit ide të caktuara si dashuria ndaj familjes, jetës, përkushtimit familjar, si koncepte të rrënjosura thellë në jetën e poeteshës. Krijimtaria e saj është botuar në gazetën letrare “Nacional” si dhe në shumë portale të njohura në Shqipëri dhe rajon. Është bashkëpunëtore e revistës për femijë “Zog Mengjesi” në Prishtinë, ku ka botuar fabula, poezi, si dhe tregime të shkurtëra edukative për fëmijë. Problemet e adoleshentëve Edukimi dhe Arsimi Dedikim mesuesit: Gjokë Dabaj Identiteti yne. Elvira Zeneli ka botuar edhe vëllime poetike me poezi që titullohen: MË MERR NË ËNDRRA dhe PUTHJA E JETËS. Elvira ka gati edhe vëllimin e tretë me poezi të cilin presim ta nxjerrë së shpejti.
