E shtuna poetike me Dalinë Arifi

Dalinë Arifi

Mi bëni të fala

E patë sot atë, pyeta shoqen time
Ishte i bukur si dikur, sikur atëherë me mua
A kishte veshur kostumin e tij t’preferuar
Ecte me krenari dhe era fërfëlitej krahe tij
Edhe qyteti, kalldërmet ia kishin zili
A ishte i njejti, po ai nevriku im

E nëse sonte e shihni diku në qytet
Mi bëni të fala shumë, shumë të fala
Dhe i thoni se m’ka marr malli
Më mungojn netet tona,cicërim zogjsh
Oret qe iknin vetetimthi pa i kuptuar

Mi bëni të fala e i qoni selam
I thoni ngadalë vetmia shpirtin ma ka marr
Mos harroni edhe ti thoni se e kam kërkuar
Pasha t’lumin Zot cep me cep qytetit
E nuk e gjeta as te kafeneja
Atje ku kafen pinim mengjesit.

Mos harroni të mi bëni të fala nga mua
E ti thoni se ende.. ende shumë dua.

E du

E du qysh m’shikojnë
Sytë e tij të bukur
E du erën e tij.
Është aroma ime e preferuar
E du buzeqëshjen e tij
Kënga ime e preferuar
Zëri i tij melodia ime e ëmbël.

E du si herën e parë
Atë ditë kur gëzhojat e lotëve mi ka tharë

E du si sot, si nesër
E du deri në frymën e fundit
Përjetësishtë!