Mbrëmje peotike me Gabriela Mujaj

Gabriela Mujaj

PIKTUR’

Tre neona lëshojnë drit’ të mbytun
Në kët’ mbramje.

Në dhomën time,
Flas me piktura.

Ato e dijnë,
Që munden me qenë veç të atyne
që s’kanë shumë fjalë…

Më duket sikur kam dekë prej qindra vjetësh,
Ju betohem për heshtjen
Dhe prehem në varret pa emen, në Vjenë.

Ose ndoshta jam nji vorr ilir,
Që i kam marrë trupin nji vajze hua.
( Ka nji jetë që më peshon ky trup).

Tre neona bajnë dritë të zbehtë
Mbi të kuqën e vetmisë së shpirtit.

Asht nji tjetër botë,
Atje ku shpirti njitet nalt,
Atje ku shpirti zhytet thellë.

…e kuqja ’eme,
Rrin e vetme…!