Lulzime Kryemadhi
E dua jetën!
Mes mrekullisë natyrore!
Që shpresën simbolizon…
Me qilimin e verdhë nën këmbë!
Me qiellin e gjelbërt mbi kokë qëndroj!
Jam optimiste…
Në pesimizëm rrallë kaloj.
Në çdo cep të botës diçka të bukur,
dhe pse e vogel, une shikoj
Kapem pas saj dhe e “ujis”
Që të pushtoj botën…
Të keqen ta degtis…
E dua jetën sa më s’ka!
Më pëlqen hareja
Më pëlqen të kërcej
Të hidhem si çupëlinë…
Të harroj sa jam.
Komplekse është jeta!
Ca të përgëzojnë
Ca të gjykojnë!
Por unë jetën siç dua vetë e shijoj!
Jam në paqe me veten!
Kjo jam unë!
I jam mirenjohëse VETES,
për këtë që jam!
Për buzëqeshjen time,
Që zoti ma ka fal!
Ej e shtrenjta ime
Ku je fshehur?
Nuk e kam kuptuar
Me ke gezuar, apo me ke lenduar
Me ke len pa gjume
Me ke mbushur me lot
Here lot gezimi
Here lot trishtimi
Rrugeve shkoj e menduar
Vrapoj, vrapoj duke te kerkuar
Me shfaqesh, me fshihesh
Luan me mua
Kaq shume mundohesh te me lendosh…
dhe une e strukur ne vetmine time
duke biseduar me te emblat kujtime.
Shkundem, tundem
Per nje dashuri te vjeter
Zi te.mbash, a ia vlen??
Nese je e vetmuar a quhet dashuri
Kur loti s’te shqitet ne fytyre
Ka ardhur koha te te them lamtumirw
Nje porte e re hapur rri
Nje dashuri e re duket ne horizont
Hap krahet
Fluturoj drejt saj vrapoj
Jeta eshtw e bukur
Sa me shume ta shijojme
Jeta eshte e shkurter
Dashurite e vjetra le te shkojne
Te rene ta perqafoj
Ta shtrengoj fort
Se me lumturon
Dhe te shemtuaren ti dashuri
Te bukur e ben!
Bijes sime
Vjen dhe me gëzon
Shpirtin plot ma mbush.
Lotët me rrjedhin çurk.
Nga malli, apo kujtimet që më zgjon…
Qaje çdo nate, kur në gjumë të vija
Babin kërkoje të të përkëdhelte
Qaje, thërrisje,
Përgjigje nuk mirrje…
Kokën tek unë mbështesje
Më thoje të dua dhe
ashtu në lot gjumi
ty të zinte…
Sa vite kanë kaluar!
Sa shpejt ti u rrite
U bëre zonjushe
e bukur, e hijshme.
Të gjithë kthejnë kokën
Kur rrugës ti kalon
peshë të ka fjala;
peshë të ka e ecura;
Shpesh të thone e fortë,
Shpesh të thonë e zgjuar;
Shpesh te thonë e bukur;
Ti i ke të gjitha;
je e kompletuar
Jeta të forcoi
Të bëri grua, të bëri bashkëshorte,
dhe nene te arrire!