Elvira Zeneli
STINË PA STINË
Në stinë pa stinë trokite në portën plot ylber
Sa po ishte mbushur me nuanca ngjyrash tulipan,
Reve të rënduara mes shiut dhe rrebeshit u shkëlqeu fytyra,
përderisa dielli rrëzelliu syrin kur pranë t’u afrova.
Jam grua e fortë si lisi i fuqishëm me rrënjë të thella që nuk rrëzohet jo,
As gjethe e zverdhur vjeshte nuk jam,
Nuk i dorëzohem jetës dhe kur trishtimi më mundon në shpirt,
Unë gëzoj edhe për një pikë shiu qê vjen dhe ulet në petalen e etur,
Qesh, dhe loti më largohet nga sytë e përlotur
Natës së errët qielli shndrit nga yjet e ndezur,
Gjersa vesa lotuese shkëlqen mbi mollëzat e faqeve të mia.
Në netët e gjata kur shiu trokiste si i marrë dritareve
Ëndrrat tona u zgjuan mes zjarrit të ndezur prush,
Flladi frynte e ledhatohej mbi buzët flakë
U zhytëm në dallgët e fuqishme mes shkëmbinjve deri në agim,
Ashtu larg syrit të tretë, larg zhelozisë,
Të etur për njëri-tjetrin pamë rrezet e diellit n’shkëlqim..