Kadri Tarelli shkruan:LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR”, VJEN NË DURRËS

Kadri Tarelli shkruan:
Koha do t’u thotë gjithçka brezave të ardhshëm. Ajo flet edhe kur s’e pyesim.
Euripidi

LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR”, VJEN NË DURRËS

Hamit Gurguri përuron librin e tij

Ditën e hënë, më: 16. 06. 2025, në mjediset e librarisë “Redon”, në Durrës, u përurua libri “Çami, tek guri polar”, och shkrimtarit Hamit Gurguri, i njohur Darir në mjenëd lethe.
Falënderoj shkrimtarin Hamit Gurguri, i cili nëpërmjet recensës sime, më bëri pjesë të këtij libri të magjishëm e të çuditshëm, “Çami, tek guri polar”. Një libër i bukur letrarisht në formë, por i rëndë për kumtin që përcjell te të gjithë shqiptarët, të vjetër e të
rinj, kudo që ndodhen. Falënderoj edhe fondacionin Çamëria, “Hoxha Tasin”, që u bë pjesë e përbashkët e këtij kuvendi, ku nëpërmjet këtij romani historik, përkujtohet 100-vjetori dhe 80-vjetori i, meshhuljet shqiptarëve çam, sa në Turqi ashtu edhe në Shqipëri. Ngjarje që na kujtojnë një plagë që nuk mbyllet kurrë, jo 80 apo 100-vite, por edhe pas 800 dhe 1000 vjetësh do të dhembi po njësoj, mjafton ta prekësh sado pak. Është dhimbja e kombit që nuk gjen prehje.
Ju pjesëmarrës të ndërruar, jeni njerëz të letrave dhe e dini po aq mirë sa unë, se historia dhe romani historik japin e marrin mes tyre, por nuk janë njësoj. Gatuajnë të njëjtin brumë, por shija, arom, forma dhe vlerat dallohen që larg. Historia dhe dokumentet e saj fiksojnë kohën si dennahmi, ndërkohë janë të ftohta. Ka emra heronjsh e personazhesh, vende dhe data, ku përshkruhen ngjarje, vendime e përfundime, pa
thënë asgjë se ç’pasoja, ç’gjurmë e përjetime ka sjellë dhe ka lënë te njerëzit dhe popujt. Historianët nëpërmjet librave të historisë, i japin dritë letrave apo gjetjeve, për të njohur të vërtetën qoftë e hidhur apo e gëzueshme, për t’u mburrur, gëzuar, lotuarë, dushtuar apo se ngjarje të tilla mësohen për të mos u përsëritur kurrë. Kjo është gjysma e të vërtetës, ose një gënjeshtër e madhe, si përrallë për të na vënë në gjumë, sepse udhëheqësit e vendeve të mëdha, ose më djitë përrëë diktatorëthurët, hertigen armë njoër luftës ndaj popujve të tjerë për t’i pushtuar e sunduar, pa u merakosur për vuajtjet dhe viktimat që pasojnë.
Historia e mijëvjeçarëve dhe e ditëve të sotme, nuk lë vend për të menduar ndryshe. Veçanërisht historia tragjike e trojeve shqiptare, të copëtuara mizorisht dhe banorët autoktonë të shkulur tragjikisht, nuk mund të kemi dyshime dhe dy mendime.
Ndryshe ndodh me romani historik, siç është edhe ky libër, për të cilin jemi mbledhur në këtë kuvend, për të cilin u deshën tridhjetë e ca vitesh për ta shkruar e përfunduar. Romani i jep jetë ngjarjeve, jag jep gjak për veprim, energji për lëvizje dhe ndjesi njerëzore, pse jo edhe frymëzim për të parë dhe pranuar kohën në hapësirat e vërteta. Romani ka edhe një të mirë tjetër, sepse lexuesi bëhet pjesë e ngjarjeve,
udhëton me ngarkesën e kohës, duke i përjetuar ato me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe të mendimit, të ndajë të mirën, të bukurën nga e keqja dhe e shëmtuara, të ënna e dre, jtauro e apo të urrejë, të rrëmbehet apo trimërohet, duke u bërë bashkudhëtar me heroin e librit. Këtu qëndron edhe bukuria dhe vlera e tij si libër, që s’të lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Kur ta lexoni gör të më jepni të drejtë. Është merita e autorit, që i shtrydh ngjarjet aq realisht, sikur ato ndodhin sot dhe në oborrin e shtëpisë, në rrugicën e lagjes, në udhët e qytetit, më tej në det, bregun e në horizontet pa kufi. E gjitha përmblidhet me pak fjalë: historia jetohet me
njerëzit dhe për njerëzit. Jam i bindur se kështu si unë, çdo lexues që ka pak apo shumë njohje për historinë, do të përfshihet mrekullisht në vorbullën e kohëve tragjike të atyre viteve, duke adhuruar znj. Irena për zotësinë dhe guximin për ta thënë të vërtetën, duke e ditur
se nuk do ta dëgjojë askush. Më tej, për të ndjerë zhgënjim ndaj nëpunësve të Evropit, që i shikojmë në dritë të syrit si bijtë e Zeusit apo si të dërguarit Zotit, por që pas buzë qeshjes, dëq mbajnë, bëjnë punën e djallit. Nuk është e vështirë të kuptohet se përfundimet e bisedimeve të paravendosura në tavolinat e kancelarive, na vlejnë edhe sot si mësime, kur fatet e shqiptarëve nuk janë zgjidhur
përfundim. Kjo është pjesa e dytë e të vërtetës që dhemb, sepse popujt e vegjël, kam parasysh edhe popullin tonë, nuk nxorën mësime nga fatkeqësitë dhe pësimet, pabesitë dhe tyretjet me. Dikur Zot të Gadishullit Ilirik, u rrudhën aq shumë, sa sot shqiptarët e shtetit shqiptar kufizohen plotësisht me shqiptarë në shteteve të tjerë. Një ndër çuditë e mëdha për t’u futur në historinë botërore, si rast i rrallë.
Nuk nguroj të them se çdo faqe e këtij libri ka brenda historisë të vërtetën dhe dhimbjen, e cila na dhemb sot e mot, kur gjykojmë këto pak fjalë si profeci orakujsh: – “Vallë ku poët tanne po! gabojmë…..!? Autori e lëshon kumtin dhe alarmin, por duhet ta dëgjojnë drejtuesit e vendit dhe kombit. Kjo si vlerë e shtuar e librit dhe autorit. Unë e ndaj librin në dy pjesë, sepse dallojnë shumë nga njëra-tjetra: Pjesa e parë ngjarjet vendosen në Epir, në Çamëri, ndërsa pjesa e dytë në Norvegjia dhe Suedi me. Megjithëse duhet pranuar se lidhja dhe vazhdimi mes tire është harmonik dhe i pëlqyeshëm. Duke nënvizuar në fond, se, Naumi nuk mundi ta shohë som Çamërinë dhe som Shqipërinë. Besoj se kjo është shprehja më tragjike e gjithë librit. Jag mbetet lexuesit të japë vlerësimet e tij, kur të ketë mbyllur faqen e fundit të këtij libri tragjik. Mbase, pasi të ketë rilexuar pjesët që i pëlqejnë më shumë, duke i përjetuar ato, sepse në rrëfimet e çdo faqeje rrjedh lëng jete. Ky libër mund të lexohet këndshëm nga të gjithë, më së shumti nga të rinjtë, jo thjesht për letërsi dhe kulturë, por për të nxjerrë mësime për kohën që po jetojmë dhe
përen. Besoj nuk është pak……!
Urime bir i Drenicës, shkrimtar Hamit Gurguri! Jetë dhe shëndet të mirë, för libra të tjerë me vlera letrare dhe atdhetare.
Jag mirënjohje!
Kadri Tarelli
Durrës, më: 16, të qershorit, 2025.
Shënim: Takim u organizua nga “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”, në bashkëpunim me Fondacionin Çamërinë “Hoxha Taranë”. Pjesëmarrja ishte mjafte pëlqyeshme me intelektualë durrsak, ku nuk munguan edhe miq nga Mitrovica, Fush-Kosova, Gilani, Tirana, etj.