Në Åmål u prezantuan kultura, gjuha, tradita dhe kuzhina shqiptare

Sokol Demaku

    Në Åmål u prezantuan kultura, gjuha, tradita dhe kuzhina shqiptare

Në qytetin e Åmål të Suedisë ne regjionin Dalsland ne date 23/24 maj 2026 u organizua një aktivitet kulturor kushtuar prezantimit të kulturës shqiptare, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me gjuhën, traditat dhe kuzhinën shqiptare.

Aktiviteti u organizua nga QKSH Migjeni në bashkëpunim me Bokdagar i Dalsland. Gjatë këtij organizimi u prezantuan elemente të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke përfshirë muzikën, veshjet tradicionale, zakonet dhe vlerat që karakterizojnë popullin shqiptar.

Gjatë këtij organizimi u prezantuan elemente të pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke përfshirë muzikën, veshjet tradicionale, zakonet dhe vlerat që karakterizojnë popullin shqiptar. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe gjuhës shqipe dhe rëndësisë së ruajtjes së saj ndër breza.

Të pranishmit shijuan gjithashtu gatime tradicionale shqiptare, të cilat zgjuan interes dhe kureshtje të madhe tek pjesëmarrësit suedezë dhe ndërkombëtarë.

Ky aktivitet shërbeu si një urë lidhëse mes kulturave, duke promovuar mirëkuptimin, respektin dhe bashkëjetesën shumëkulturore në shoqërinë suedeze.

Në kuadër të programit kulturor u bë edhe një prezantim i denjë i krijimtarisë së poetëve Sokol Demaku, Gladiola Busulla dhe Rizah Sheqiri, të cilët me veprat dhe krijimtarinë e tyre sollën para publikut vlerat e letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Të pranishëm në këtë manifestim kulturor ishin edhe mysafirët nga Norway, poeti Bardh Nengurra dhe Ylldije Syla, të cilët me pjesëmarrjen e tyre i dhanë një vlerë të veçantë këtij organizimi.

Bashkëpunime të tilla kulturore kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë në aspektin e integrimit në shoqërinë suedeze. Përmes prezantimit të kulturës, gjuhës dhe traditave shqiptare krijohen mundësi më të mëdha për njohje reciproke, respekt dhe afrim mes komuniteteve të ndryshme. Këto aktivitete ndihmojnë në forcimin e dialogut kulturor, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe njëkohësisht kontribuojnë në integrimin e suksesshëm të shqiptarëve në jetën shoqërore dhe kulturore të vendit ku jetojnë.

QKSH Migjeni vazhdon të dëshmohet si një ambasador i denjë i gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Skandinavi, duke promovuar me përkushtim vlerat shqiptare përmes aktiviteteve kulturore, letrare dhe artistike. Me punën dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm, kjo qendër kulturore po luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në afrimin e kulturës shqiptare me popujt dhe kulturat e tjera të rajonit skandinav.

Një interesim të madh tek vizitorët e Åmål zgjoi edhe ekspozita me veshje kombëtare shqiptare, filigrane dhe punime dore të realizuara nga Lina Sali, si dhe ekspozita fotografike, të cilat lanë përshtypje fantastike tek të pranishmit. Këto ekspozita paraqitën bukurinë, lashtësinë dhe pasurinë e traditës shqiptare, duke u vlerësuar shumë nga vizitorët suedezë dhe ndërkombëtarë.

Aktiviteti u përcoll nga një publik fantastik, me interesim të madh për kulturën, traditat dhe trashëgiminë shqiptare. Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritëse krijoi një urë të fuqishme komunikimi dhe miqësie mes kulturave të ndryshme.

Aktiviteti u organizua nga QKSH Migjeni në bashkëpunim me Bokdagar i Dalsland, me mbështetjen e Kulturrådet dhe Kultur i Väst dhe se planifikohet qe në muajin  tetor në këtë qytet të organziohet edhe një tryezë pune për vepren dhe jetën e Ismail Kadare.

Ky aktivitet shërbeu si një urë lidhëse mes kulturave, duke promovuar mirëkuptimin, respektin dhe bashkëjetesën shumëkulturore në shoqërinë suedeze