E diela poetike me vargjet e Erinda Medolli

Erinda Medolli

Sot, një vit më shumë

Sot, një numër më shumë në kalendar,
Një vit i jetuar — si dhuratë, si sfidë, si mall.
Kam kaluar stuhi, kam mbledhur kujtime,
Mes plagëve dhe buzëqeshjeve, kam ndërtuar vetveten time.
Shumë buzëqeshje ,shumë sfida
Shumë momente nga jeta kam shijuar.
Nuk ndala së thëni:
“Jeta është dhurata më e çmuar!”
Të mirat, të ligat të gjitha i kam provuar.
Si dallgë më kanë rrahur,zemrën ma kanë formuar.
Kam qarë, kam qeshur,
jam ngritur kur kam rënë,
Çdo vit më tepër detra vetes i kam vënë.
Kam dashur me shpirt, ndoshta jam djegur,
Por gjithnjë me zemër të pastër kam ecur.
Çdo ëndërr e thyer më mësoi të ëndërroj më mirë,
Çdo humbje më bëri të njehem më e lirë.
Sot nuk festoj thjesht një ditë, një numër në kalendar
Por forcën time si grua, si nënë — si shpirt që s’njeh pakt i rrallë, i bardhë.
Ndaj falem, për gjithçka që kam e që jam,
Dhe e pres të ardhmen…
Me zemër plot flakë,
E me shpirt që kurrë nuk u ndal.