Mirrushe H. Musa
Gryka och Vajes
Tek prroi i “Drojes”, atje në thellësi,
E tmerrshme kishte ndodhur një tragjedi,
Uji kthjellët gjak kishte rrjedhë,
Nëntëdhjetë vasha u bën legjendë.
Mjegulla mbushi hapësirën turbullirë,
Retë e zeza sollen veç errësirë,
Turqit vrisnin, kallnin fusha dhe ara,
Shkatërronin gjithçka që gjenin përpara.
Heshtja ra mbi “shkëmbin e Vajes”,
Era u shushuriste lisave me trishtim,
Erë tragjedie vinte nga bjeshka ,
Turqit rrethuan gra e vajza të reja.
Nëntëdhjetë gra e vajza arbërore,
U ngjitën malit, grykës shkëmbore,
Të kapura në valle ato heroina ,
Me kengen e diellit ranë në gremina.
Gryka e Krujës legjendë kendon ,
Për lulëkuqet poshtë nën shkëmb,
U këndojnë zogjtë e dallëndyshe,
Ku prehen shpirtrat e vashave martire.
Në shtratin e hënes flejnë përherë,
Me yjet shoqërohen natë për natë,
Në çdo stinë lulëzojnë pranverë,
Nën shkëmbinj çelin zambak të bardhë.